Kek interes te jete trajner i Shqiperise
Favorit mbetet po ai. Pra Besnik Hasi. Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) po pret një përgjigje nga kosovari, ashtu si edhe ish-lojtari kuqezi shpreson që kërkesat e tij të plotësohen, por për stolin e kombëtares shqiptare ekziston edhe kandidati slloven, pra Matjazh Kek.
Gazeta sllovene, “Zhurnal24”, është lidhur fillimisht në telefon me ish-lojtarin shqiptar, Ilir Sillo, i cili është njeri i afërt i Kekut. Sipas Sillos, trajneri slloven është i interesuar për të marrë drejtimin e kuqezinjve dhe se po pret të bisedojë me presidentin e FSHF-së, Armand Duka.
Ish-lojtari i Trigllavës, Korotanit, Rudarit dhe Luka Koperit, sot agjent i FIFA-s, pra Sillo, shprehet se Kek është alternativë konkrete për stolin shqiptar.
Veçse, vetë Kek është shprehur për mediat e vendit të tij se, nëse do të caktohet si trajner i Shqipërisë, do ta ketë shumë të vështirë ta udhëheqë këtë kombëtare kundër kombëtares së Sllovenisë, pasi dy ekipet janë në të njëjtin grup eliminator në botërorin e vitit 2014 të Brazilit.
Po ashtu, Kek është shprehur se e njeh kombëtaren shqiptar, përballë së cilës ishte në vitin 2007, por edhe në miqësoren e fundit luajtur në “Qemal Stafa”, luajtur në 9 shkurt të këtij viti dhe fituar nga skuadra mike me rezultatin 2-1.
Drejtuesit e Federatës shqiptare e pëlqejnë Kekun dhe ia dinë potencialin, aq më shumë që drejtoi Slloveninë deri në finalet e kupës së botës të vitit 2010, por shqetësimi më i madh është financiar. Së fundi, Sillo thotë se brenda Shqipërisë ka rezistencë ndaj një trajneri të huaj dhe se kjo mund ta bëjë të pamundur që Matjazh Kek të ulet në stolin e lënë bosh nga Josip Kuzhe.