E Shtunë, 31 Tetor 2026

Betohet deputeti më i ri në Kuvend

Deputet i ri i Partisë Demokratike, erdhi në këtë post, duke zënë vendin vakant pas dorëheqjes nga mandati i deputetit të z. Bujar Nishani, i zgjedhur president i Republikës më 11 qershor.

Pas leximit të tekstit të betimit nga kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, Tabaku u ngrit në këmbë dhe përsëriti fjalën 'betohem' duke u bërë tashmë zyrtarisht anëtar i parlamentit shqiptar, pas marrjes së mandatit dy ditë më parë nga KQZ.

Me njoftimin e heqjes dorë nga mandati i deputetit të z. Nishani, KQZ i kaloi mandatin kandidatit Vath Tabaku, i cili në listën shumëemërore të Partisë Demokratike për Qarkun Tiranë renditej i 16-i. /Start/

                                                                                             2012-06-21 13:03
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›