Arvizu Shqiptaret te ndihen krenare per perparimin
Përmes nismës “Vepro Tani”, ambasadori i SHBA-së, Aleksandër Arvizu u bëri thirrje shoqërisë civile në vendin tonë që të vijojë përpjekjet e saj për të shfrytëzuar të gjitha hapësirat dhe të drejtat e saj. Përmes një fjalimi të gjatë, ambasadori amerikan vlerësoi arritjet dhe përparimet që ka bërë vendi. Por nga ana tjetër nuk kurseu dhe mangësitë që shfaq ky vend në disa fusha.
Duke e parë në këtë këndvështrim, Arvizu garantoi mbështetjen e SHBA-së në ndihmë të përmirësimit të mëtejshëm të vendit.