E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gripi i stinës shfaq më tepër komplikacione se A/H1N1

TIRANE- Shtohet numri i të prekurve me gripin e derrave. Tre raste të reja me virusin A/H1N1 janë identifikuar këtë javë. Drejtori i politikave dhe planifikimit spitalor në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero gjatënjë komunikimi për mediat ka bërë të ditur se nga 11 mostrat e analizuara këtë javë, 3 prej tyre kanë rezultuar me virusin e gripit të derrave, ndërsa 8 të tjerat me virusin A , pra me virusin e gripit stinor. Sipas Piperos, fokusi i punës së Ministrisë së Shëndetësisë është përqëndruar tek virusi stinor, i cili po shfaq komplikacione më të rënda se virusi A/H1N1.

“Dje janë konfirmuar 11 raste të reja të influencës por me dominim të rasteve me influencë stinore të gripit A. Nga të dhënat që kemi, gripi i zakonshëm shoqërohet me komplikacione edhe më të rënda se A/H1N1 ndaj dhe puna jonë tashmë do fokusohet edhe në influencën stinore. Vaksina e gripit sezonal është shumë efikase, jep mbrojtje mbi 76% ” theksoi Pipero.

Ndërkaq Pipero bëri të ditur se deri më tani nuk ka patur asnjë rast me gripin e derrave të identifikuara në shkolla. Deri më tani në Shqipëri janë identifikuar 57 persona të prekur nga A/H1N1. të gjitha këto raste nuk kanë shfaqur komplikacione të rënda, por janë trajtuar e më pas janë shëruar.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›