Prefekti i Flamurit dhe pështyma mbi Havzi NelënNga TemaQë prej publikimit të emrit të Flamur Nokës si kryesues i listës së kandidatëve për deputetë në qarkun e Kukësit, në redaksinë e gazetës kanë mbërritur me dhjetëra letra e e-mail-e nga demokratë
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Prefekti i Flamurit dhe pështyma mbi Havzi NelënNga TemaQë prej publikimit të emrit të Flamur Nokës si kryesues i listës së kandidatëve për deputetë në qarkun e Kukësit, në redaksinë e gazetës kanë mbërritur me dhjetëra letra e e-mail-e nga demokratë të kësaj zone, ku theksohej kryesisht rrjeti i nepotizmit që ka krijuar Flamuri atje. Por, duke qenë se Flamuri ka qenë shefi i kuadrit për gjithë Shqipërinë, duket se kuksianët duhet ta vuanin këtë barrë. Por, gazeta sot po boton këtë letër të demokratëve kuksianë, në lidhje me emërimin e prefektit të ri të qarkut të Kukësit, pasi, sipas të dhënave të gazetës, faktet e letrës janë reale.
Pak ditë më parë u emërua prefekti i ri i prefekturës së Kukësit, Lulzim Aliaj. Tashmë të gjithë e kemi kuptuar që kjo gjë u bë nga ndërhyrja e kandidatit për deputet te kryeministri, personi që ka kompetencën për të bërë këtë emërim. Me këtë emërim u fyen rëndë ndjenjat demokratike të popullit kuksian pa përjashtim e në veçanti pjesës me bindje të pastra demokratike. Shpirti demokrat i popullit kuksian u trondit edhe njëherë si në vitin 1988, edhe tani kur Flamuri promovoi këtë person si prefekt, që të gjithë kuksianët e njohin mirë kush është dhe nga ç’familje vjen.
Prefekti i gjetur nga Flamuri është djali i atij babai që pështyu poetin, disidentin dhe simbolin e luftëtarit të paepur për demokraci, Havzi Nela, në vitin 1988, kur ky ishte duke kaluar mes për mes fshatit Brekijë me duar të lidhur me pranga. Babai i këtij prefekti ishte njeriu që pështyu në drejtim të poetit duarlidhur duke e fyer dhe me fjalë.
Pas këtij gjesti aspak njerëzor dhe jashtë karakterit të këtyre anëve, poeti me qetësinë e tij iu drejtua: “Shurra e një qeni s’e fëlliq dot diellin”.
Të gjithë brekijasit, topojanasit dhe banorët e kësaj zone e kanë dënuar me forcë këtë gjest çnjerëzor dhe të lig që iu bë poetit dhe luftëtarit për demokraci, birit të kësaj zone.
Ndaj me këtë emërim dhe njëherë u trondit thellë shpirti demokrat i kuksianëve dhe u fyen thellë ndjenjat demokratike dhe njerëzore të banorëve të Kukësit.
Prefekti i gjetur nga Flamuri dhe emëruar nga kryeministri ka qenë vazhdimisht anëtar i PS dhe në vitin 2003 ka kandiduar për kryetar komune në Topojan përballë kryetarit aktual të PD, i cili ka për bashkëshorte mbesën e poetit Havzi Nela. Atë vit për shkak të origjinës së tij familjare dhe personalitetit të tij nuk i dhanë as 5 vota bashkëfshatarët e tij.
Se në çfarë rrethanash u emërua ky prefekt, mund ta dinë vetëm Flamuri dhe Berisha.
Por një gjë është e sigurt, se u fyen thellë ndjenjat demokratike të kuksianëve e në veçanti të simpatizantëve dhe anëtarëve të PD.
Mendja, shpirti, fjala dhe pena e poetit nuk pushuan asnjë çast edhe pas vdekjes së tij për të mbajtur gjallë e për të rritur vazhdimisht dëshirën e kuksianëve për liri, demokraci e përparim, por ja që një kandidat për deputet si Flamuri u kujton dhe u promovon kuksianëve gjestet dhe personat më të urryer kundër demokracisë dhe fjalës së lirë.
Gjithë kuksianët tashmë të ndodhur para kësaj situate do dinë të votojnë për kandidatë bashkëkohorë dhe përparimtarë që dinë të respektojnë dhe të ngrenë më lart vlerat më të mira, në harmoni me simbolet e kuksianëve që janë njëherazi dhe simbole mbarëkombëtare.