E Diel, 1 Nëntor 2026

Koalicioni i PD, tri pikë përpara PS. LSI do jetë vendimtare për qeverisjenNga TemaKoalicioni i drejtuar nga Partia Demokratike është tri pikë përpara koalicionit të drejtuar nga Partia Socialiste. Të dhënat vijnë nga sondazhi i realizuar nga kompani

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Koalicioni i PD, tri pikë përpara PS. LSI do jetë vendimtare për qeverisjenNga Tema

Koalicioni i drejtuar nga Partia Demokratike është tri pikë përpara koalicionit të drejtuar nga Partia Socialiste. Të dhënat vijnë nga sondazhi i realizuar nga kompania italiane, IPR Marketing, për televizionin Ora News.

Sipas këtij sondazhi, e majta sërish është ajo që fiton zgjedhjet, pasi do jetë koalicioni i udhëhequr nga Lëvizja Socialiste për Integrim që do të vendosë se nga do të anojë peshorja për qeverisjen e ardhshme.

Koalicioni i PD merr gjithsej 46.8% të votave sipas këtij sondazhi, ndërsa koalicioni i PS merr 43.8%. Koalicioni i LSI merr 7.5% të votave, ndërsa Poli i Lirisë merr vetëm 1.5% të votave.

Vetë Partia Socialiste ka pësuar një rënie të ndjeshme në krahasim me muajin maj, kur kishte 43%, ndërsa tani në qershor ka 39.6%. G99 është rritur nga 3.2%, në 3.5%.

Partia Demokratike ka qëndruar në po ato nivele duke u rritur vetëm me 0.6% nga muaji maj. Por për këtë koalicion kanë shënuar rritje disa parti aleate si Partia Republikane, ajo Agrare dhe Partia e Çamëve.

Edhe LSI është pak a shumë në ato pozita, por ka një rritje të partive të tjera në koalicionin e saj.

Për sa u përket të dy liderëve, Edi Ramës dhe Sali Berishës, të pyeturit kanë më shumë besim te Rama se te Berisha.

Por muajin e fundit mungesa e besimit te Rama ka rënë ndjeshëm. Nga 34% që nuk kishin besim tek ai në muajin maj, tashmë janë 41% që nuk kanë besim. Edhe për Berishën numri i njerëzve që nuk kanë besim është rritur nga 46%, në 50%.

Ajo çfarë është e rëndësishme është se papunësia ngelet problemi themelor i shqiptarëve, ndërsa në vend të dytë si problem kryesor ka kaluar korrupsioni, që ka spostuar në vend të tretë varfërinë.

Sondazhi për Fierin, e majta në avantazh të thellë

Për këtë muaj, kompania IPR ka realizuar një sondazh vetëm për qarkun e Fierit që ka gjithsej 16 deputetë dhe renditet ndër qarqet kryesore në vend.

E majta kryeson bindshëm në këtë qark. Koalicioni i drejtuar nga PS udhëheq me 48%. Koalicioni i PD ka 42%, ndërsa aleanca e LSI merr 8% në këtë qark.

E majta kështu mund të marrë në këtë qark nëntë deputetë dhe e djathta shtatë, por mundet që rezultati të jetë dhe dhjetë me gjashtë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›