Topalli e quan Mediun trafikant dhe mafiozNga TemaE ka mbrojtur gjatë periudhës kur kërkohej heqja e imunitetit, por tani kryetarja e Kuvendit, njëkohësisht nënkryetare e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, nuk është përmbajtur dhe ka lëshuar një
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Topalli e quan Mediun trafikant dhe mafiozNga TemaE ka mbrojtur gjatë periudhës kur kërkohej heqja e imunitetit, por tani kryetarja e Kuvendit, njëkohësisht nënkryetare e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, nuk është përmbajtur dhe ka lëshuar një lumë akuzash ndaj kryetarit të Partisë Republikane, Fatmir Mediu.
Gjatë një takimi në fshatrat e Shkodrës, në zonën e Postribës, Topalli ka kërkuar nga demokratët e pranishëm në miting që të mos votojnë për partitë e vogla, e sidomos ka theksuar se nuk duhet votuar për demokristianët e Ndokës dhe republikanët e Mediut, duke i quajtur spiunë dhe mafiozë.
Revolta e Topallit ka ngjallur menjëherë reagimin e degës së Partisë Republikane në Shkodër, të cilët i kanë quajtur deklaratat të pamoralshme.
Pasi janë ulur pak tensionet, Topalli ka kuptuar se deklaratat kanë qenë të rënda dhe ka nxituar të pengojë publikimin e deklaratave të saj.
Para pak javësh ishte kryeministri, Sali Berisha, që nënshkroi me republikanët për të dalë së bashku në koalicion dhe e ka cilësuar Mediun si shumë të rëndësishëm për koalicionin, por dhe për të gjithë vendin.
Vetë Topalli u vu në qendër të kritikave të ndërkombëtarëve që e akuzonin se po pengonte hetimet për ngjarjen e Gërdecit, duke mbrojtur Fatmir Mediun.