Prefekti i Janines, vizite "flash" ne Gjirokaster
Gjirokaster - Prefekti i Janines zhvillon nje tur takimesh ne qytetin e gurte. Diten e djeshme, Dhimiter Panazahos, ka zhvilluar vizite ne qytetin e Gjirokastres. Gjate ketyre kontakteve, prefekti Panazahos ka bashkebiseduar me perfaqesues te pushtetit vendor si dhe administrates lokale. Gjithashtu ai eshte takuar me kryetarin e Bashkise, Flamur Bime, prefektin Spiro Ksera, kryetarin e Keshillit te Qarkut, Arben Culli. Eshte diskutuar mundesia e bashkepunimit ne fushen e zhvillimit social-ekonomik, e kulturor mes rajonit te Gjirokastres dhe atij te Janines. Nderkohe prefekti Panazahos ne mbyllje te vizites se tij ka marre pjese ne ceremonine zyrtare per prezantimin e fizionomise se re te departamentit te Gjuhes, Letersise dhe Qyteterimit Grek ne universitetin "Eqrem Cabej".
B.K
B.K