E Shtunë, 31 Tetor 2026

Telefonata anonime per vajzen e zhdukur

Mister vendndodhja e 15-vjecares Xhuljeta Agolli, e zhdukur prej nje muaji nga banesa e saj ne fshatin Rreth Libofshe, te Fierit. Diten e djeshme, mamaja dhe motra e te mitures kane marre takim me drejtues te policise vendore per te mesuar rreth fatit te vajzes. Pasi kane lene ambientet e policise se Fierit, ato kane pohuar per gazeten se, "ende nuk kemi asnje te dhene se ku mund te ndodhet Xhuljeta". Motra e 15-vjecares se zhdukur, Elvira, tha se, "kemi ardhur per te zhvilluar nje takim ne polici me shefin e krimeve, pasi tre ditet e fundit na jane bere shume telefonata anonime, por personat nuk flisnin nga ana tjeter e receptorit". Vetem nje dite me pare, dikush i ka telefonuar familjes me numer privat, duke u thene se, "Dua t'ju takoj. Ju duhet te mbyllni gjithcka". Kaq ka thene personi dhe ka mbyllur telefonaten. "Pasi u konsultova me prinderit, se bashku me mamane erdhem e treguam ne polici", shprehet me tej Elvira. Agjentet u kane thene se telefoni familjar eshte mbajtur nen pergjim. Policia ka vijuar kontrolle ne lokale nate e pabe, por pa mundur te zbuloje vendstrehimin e 15-vjecares Agolli. Ato pohojne se policia mund te kete te dhena per vendndodhjen dhe jane ne pritje te gjetjes se vajzes. Burime policore pohojne se dosja rreth zhdukjes ne menyre misterioze te Xhuljeta Agollit i eshte dorezuar Prokurorise se Fierit dhe ky institucion po heton ne menyre te pavarur. Pas daljes prej drejtorise se policise, te dyja grate, nene e bije, i jane drejtuar prokurorise per t'u marre ne nje seance pyetjesh. Mamaja e 15-vjecares, Elnije Agolli, pohon per gazeten se, "eshte hera e pare qe prokuroria na merr ne pyetje. Do tregojme cfare dime, cfare kemi pare dhe cfare kemi degjuar. Nuk mund te flas shume se s'dua qe t'i prish pune vajzes, pasi kam frike se mund t'i bejne keq", ka thene ajo. Xhuljeta Agolli u largua ne menyre misterioze nga banesa nje muaj me pare, ndersa dyshohet se me vete ka marre edhe 500 mije leke te vjetra kursime te familjes. E ema kishte gjetur shtepine rremuje diten e ngjarjes, ndersa banoret kishin pare dy vetura tip "Benz" nga pas nderteses, ne rrugen e fshatit.

Xhemil Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›