E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryepolici: Goditem 15 grupe qe trafikonin klandestine

Gjirokaster - Trafikantet e klandestineve lakmojne kufirin shqiptaro-grek ne rajonin e Gjirokastres per te kryer aktivitetin e tyre te paligjshem. Per pese muaj agjentet e Antitrafikut kane goditur 15 grupe kriminale. Shifra publikohet nga drejtori i policise, komisar Hysni Burgaj. Sipas kryepolicit, gjate kesaj periudhe eshte minimizuar numri i emigranteve te paligjshem qe kalojne ne drejtim te Greqise. "Keto dy ditet e fundit kemi filluar dhe po zbardhim plotesisht gjithe kete aktivitet te paligjshem te trafikut te klandestineve duke filluar qe nga Fieri, Gjirokastra deri ne shtetin fqinj", tha Burgaj. Ai komenton operacionet antitrafik te diteve te fundit te policise se Gjirokastres gjate te cilave jane prangosur dy trafikante ne tentative per te kaluar ilegalisht ne Greqi, jane bllokuar 20 klandestine mes te cileve edhe 5 femije. "Kemi pasur nje bashkepunim shume te mire me Drejtorine Rajonale te Kufirit dhe Migracionit sigurisht dhe me palen greke per goditjen e ketyre grupeve kriminale", thote me tej Burgaj. Mesohet se gjate operacioneve te pese muajve te fundit jane sekuestruar 21 automjete luksoze qe sherbenin per transportimin e klandestineve ne drejtim te kufirit grek, jane intervistuar mbi 350 persona, te cilet kane vene perpara pergjegjesise pjesetaret e ketyre grupeve, duke pohuar se ata iu kane kerkuar nga 600-2500 euro per person per te hyre ilegalisht ne Greqi. Sipas specialisteve te policise pese prej ketyre grupeve e kane zhvilluar aktivitetin e tyre kriminal ne rrethet e Fier, Lushnje, Berat, madje edhe pertej kufirit shqiptar, ne Greqi.

Blerim Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›