Greva e Arjan Selimit, inspektoret degjojne kerkesat
Inspektore te Avokatit te Popullit dhe te Komitetit Shqiptar te Helsinkit kane vizituar dje Arjan Selimin, i denuari me 16 vjet burg gjate procesit "Kompas", i cili ka hyre ne greve urie prej tri ditesh. Burime zyrtare nga Burgu 313 bene te ditur, per gazeten "KJ", se i denuari per trafik nderkombetar droge, ka treguar arsyet e hyrjes se tij ne greve. Mesohet se inspektoret e Avokatit te Popullit dhe KSHH do te nxjerrin nje raport ne lidhje me pretendimet nga i denuari Selimi dhe kerkesat. Qe prej tri ditesh, Selimi eshte futur ne greve urie, ku edhe kerkon qe Keshilli i Larte i Drejtesise te rishikoje dosjen e tij, pasi pretendon se i eshte shkelur e drejta. Letren 35-vjecari mesohet se ia ka derguar edhe autoriteteve pergjegjese. Per disa ore me radhe, paraditen e djeshme, i denuari ka komunikuar me inspektoret, ku edhe u ka shfaqur pretendimet qe i jane derguar Ministrise se Drejtesise dhe KLD-se. Arjan Selimi (Armando Andoni) u ka bere te ditur inspektoreve se vendimi i dhene nga ana e togave te zeza te Gjykates te Apelit per Krime te Renda me 16 vjet heqje lirie, eshte i njejti vendim i dhene pak muaj me pare nga ana e Gjykates se Krimeve te Renda. "Une jam denuar per nje veper penale qe nuk e kam kryer asnjehere dhe gjate procesit nuk eshte vertetuar se ne CD-te e pergjuara gjendej zeri im", ka thene 35-vjecari. Po keshtu, Selimi ka pretenduar se i eshte refuzuar gjykimi i shkurtuar nga Krimet e Renda te te dy shkalleve, ashtu edhe sic ishin aktet ne dosjen e hetuar nga ana e prokurorise, qe sipas tij nuk ka patur prova te mjaftueshme.
Si u zbulua grupi i "Kompas"
Arjan Selimi ra ne pranga ne saje te operacionit te koduar "Kompas" i zhvilluar ne 23 qershor te vitit 2004 ne disa qytete te Shqiperise, SHBA, Itali dhe Kosove. Ne pranga rane me shume se 40 persona por vetem 8 prej tyre u akuzuar per "trafik nderkombetar lendesh narkotike". Drejtues i rrjetit u cilesua Arjan Selimi, i cili u denua me 16 vjet heqje lirie.
Si u zbulua grupi i "Kompas"
Arjan Selimi ra ne pranga ne saje te operacionit te koduar "Kompas" i zhvilluar ne 23 qershor te vitit 2004 ne disa qytete te Shqiperise, SHBA, Itali dhe Kosove. Ne pranga rane me shume se 40 persona por vetem 8 prej tyre u akuzuar per "trafik nderkombetar lendesh narkotike". Drejtues i rrjetit u cilesua Arjan Selimi, i cili u denua me 16 vjet heqje lirie.