"Jepen patenta pa kryer kursin e shoferit"
Autoshkollat e reja kane mashtruar kandidatet per t'i regjistruar ne kategori te ndryshme te lejeve te drejtimit te automjeteve. Sipas nje deklarate te Shoqates Kombetare te Autoshkollave, disa autoshkolla te hapura kohet e fundit kane abuzuar me pergatitjen teoriko-praktike te kursanteve. Kane mashtruar nje pjese te kandidateve te regjistruar per kategori te ndryshme te lejeve te drejtimit, duke mos zoteruar licencen per kategorite perkatese. "Keto autoshkolla kane pasur mbeshtetje nga segmente te administrates perkatese te drejtorise, qe ne hapjen e aktivitetit dhe marrjen e licences ne kundershtim me ligjin, kjo mbeshtetje vazhdon deri ne ditet e sotme" kane pohuar drejtuesit e Shoqates se Autoshkollave. Sipas tyre, ketyre subjekteve iu mungojne kapacitetet teknike per pergatitjen teoriko-praktike te kandidateve. "Te gjitha keto fenomene negative, po cojne drejt falimentimit, te gjitha aktivitetet e ndershme te autoshkollave, te cilat nuk abuzojne me pergatitjen e kandidateve dhe nuk kane mbeshtetjen shteterore te aktivitetit te tyre" kane pohuar drejtuesit e shoqates.