E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bledari, 12-vjecari i rritur para kohe

Prej tre vjetesh i duhet qe cdo dite te vije nga Paskuqani per te nxjerre buken e gojes, por jo vetem per veten por edhe per motrat dhe vellezerit, te cilet i ka me te vegjel se vetja e tij. Bledari i cili nuk ka pak dite qe ka mbushur 12 vjec, pohon se sa me veshtiresi eshte duke siguruar buken e gojes, per te afermit e vet. I ulur nje karrige, ne sheshin para stadiumit, numeron makinat e pakta qe kalojne ne orarin e drekes, por shpreson qe keto dite meqenese ka edhe nje ndeshje, numri i kalimtareve te jete me i madh dhe per rrjedhoje edhe numri i shitjeve te paketave. "Prej tre vjetesh punoj ketu, pasi mami eshte e papune edhe babi qe shkon ne Greqi, sjell shume pak para per ne. Ndaj jam i detyruar te dal ne rruge, sepse jam djali i madh dhe pas meje jane edhe dy motra e dy vellezer te tjere" pohon per gazeten Bledari, apo Bledi sic e therrasin shoket e tij.

Puna

Gjate gjithe kohes i duhet te qendroje prane stadiumit "Qemal Stafa" per te shituar, pasi aty ka edhe me shume kliente, dhe makinat ne ate rruge e ngadalesojne shpejtesine. "Me pare kam qendruar aty poshte tek universiteti, po aty makinat iknin me me shume shpejtesi dhe shume pak ndalonin, per te na blere ndonje gje. Me perpara kam mbajtur edhe shume gjera te tjera, karta telefoni, arome per makinat dhe karikues per telefonat, por nje here policia nuk na la dhe na i mori. Tani mbajme vetem paketat ne nje kuti te vogel, per te levizur edhe me shpejt", thote 12-vjecari, nderkohe qe shikon me kujdes makinat dhe nuk do, qe te humbe asnje minute kohe.

Familja

Prej 6 vjetesh familja e tij, jeton ne Paskuqan ndersa me pare tregon se kane jetuar ne fshatrat e Pukes. Nderkohe babai i vet, prej 5 vjetesh eshte emigrant ne Greqi por sipas Bledarit, asnjehere nuk sjell para ne shtepi pasi nuk ka dokumente dhe policia e sjell ne Shqiperi. Nderkohe per nenen e vete pohon se eshte e papune dhe kujdeset per 4 motrat dhe vellezerit, te cilet jane me te vegjel. "Cdo dite fitoje deri ne 5 mije leke, kurse ne ditet qe ka ndeshje kam fituar edhe me shume. Te gjitha leket i nis ne shtepi se nuk punon as njeri tjeter, pervec dy byrekeve qe ha ne dreke. Por edhe ata qe jane me te vegjel se une, duan te hane se nuk punoj vetem per vete. Disa dite ka ardhur edhe vellai me i vogel qe eshte 10 vjec ka ndenjur me mua", pohon Bledi. Nderkohe qe tregon se vetem tre klase te shkolles fillore ka baruar, ndersa klasen e pare e ka nisur ne moshen 8 vjecare, pasi prinderit nuk kane pasur mundesi t'i blejne libra.

Puna ne te zeze, ndryshon legjislacioni

Inspektorati i Larte Shteteror i Punes, ka premtuar permiresim te metejshem te legjislacionit per sa i perket parandalimit te punes nga femijet nen moshen 18 vjec. Kryeinspektori Thoma Melo tha se synimi eshte qe femijet nen kete moshe, pavaresisht kushteve te veshtira familjare apo faktoreve te tjere, nuk duhet te punojne, ashtu sic ndodh sipas tij ne vendet evropiane. "Perfitimi nga parandalimi i punes se femijeve, eshte shtate here me te larte, se sa kostot nese ata do te prodhonin. Nese ne femijeve do t'u japim arsim, perfitimi qe do te kemi nga ata do te jete shume here me i madh se sa po t'i cojme te punojne ne ato ndermarrje, ku kushtet e punes nuk jane ne ato nivele qe ne do te shpresonim. Ne shume vende te Evropes eshte ndaluar plotesisht qe te punojne femijet, as me leje, as pa leje dhe ne drejt asaj do te shkojme", tha Melo. Nje studim i Inspektoratit Shteteror te Punes tregon se perqindja me e larte e femijeve qe punojne, eshte e perqendruar ne sektoret e prodhimit, si ate te veshjeve dhe kepuceve, si dhe ne sektorin e peshkimit. Vitet e fundit, shifrat tregojne dhe nje rritje te numrit te femijeve, rreth 8.2 per qind qe punojne ne bare apo restorante. Studimi tregon se 36 per qind e femijeve, punojne ne te zeze, nderkohe qe rreth 44 per qind e femijeve jane punesuar pa ekzaminimet shendetesore.

Sektoret ku punojne femijet

Fabrikat e prodhimit

Fabrikat e veshjeve

Fabrikat e kepuceve

Sektori i peshkimit

Sa femije punojne

8.2 per qind qe punojne ne bare apo restorante

36 per qind femije punojne ne te zeze

44 per qind e femijeve punojne pa ekzaminimet shendetesore

52.8 per qind e vajzave nen 18 vjec punojne ne fabrika veshjesh

23.9% per qind e punonjesve ne peshkim jane femije


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›