E Diel, 1 Nëntor 2026

OKB Berisha niset sot ne Nju Jork Topi te marten

Protokolli shqiptar ndryshon me urgjence akreditimin ne OKB. Haxhinasto zevendeson Meten

Kryeministri Sali Berisha dhe ministri Jashtem Edmond Haxhinasto nisen sot drejt Nju Jorkut per te marre pjese ne sesionin e 65-te te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se. Delegacioni i pare do te niset sot ne mesdite nderkohe kryesuesi i delegacionit zyrtar shqiptar Presidenti Bamir Topi do te niset drejt SHBA-se dy dite me vone.

Protokolli i OKB-se

Protokolli i Organizates se Kombeve te Bashkuara ka te percaktuar se akreditimi i cdo delegacioni duhet te behet nje jave perpara fillimit te punimeve te asamblese. Pala shqiptare e ka protokolluar tashme kerkesen per delegacionin e saj te cilit i ka bere vetem nje ndryshim edhe pse me vonese per shkak te zhvillimeve te reja politike ne Shqiperi mbi emrin e ministrit te Jashtem. Edmond Haxhinasto ne detyren e shefit te diplomacise shqiptare do te zevendesoje Ilir Meten ne kete aktivitet i cili e ka dorezuar detyren e ministrit te Jashtem diten e premte. Per te shmangur cdo surprize te pakendshme ne Nju Jork ne lidhje me ndryshimin qe pala shqiptare ka bere vetem nje dite me pare per akreditimin ne pallatin e qelqte pjese e delegacionit pritet te jete edhe zevendesministrja e Jashtme Edith Harxhi e cila deri dje ndodhej per nje vizite ne Gjermani.

Delegacioni

Kryeministri Berisha stafi i tij dhe ministri i sapoemeruar i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto do te fluturojne ne te njejtin avion drejt SHBA-se per te marre pjese ne sesionin e 65-te te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se. Presidenti Bamir Topi eshte zyrtarisht kreu i delegacionit shqiptar por do te niset diten e marte bashke me keshilltaret dhe dy vajzat e tij te cilat do ta shoqerojne ate. Presidenti Topi do te vizitoje me 22 shtator komunitetin shqiptaro-amerikan ne zonen metropolitane Detroit. Ky komunitet llogaritet te kete 150 mije banore. Kjo eshte vizita e pare e Presidentit Topi ne Micigan. Ai do te shoqerohet nga gruaja e tij dy vajzat dhe keshilltaret. Programi do te fillojne duke vizituar statujat e Nene Terezes ne Kishen Katolike te Shen Palit ne Rochester Hills Katolike. Presidenti do te vizitoje gjithashtu monumentin e Skenderbeut ne Kishe. Pas kesaj ceremonie do te kete nje dreke ne restorantin Fortesa ne Rochester ku do te jene te pranishem shqiptare dhe udheheqesit e bashkesive fetare si dhe mysafire te posacem si kryetaret e Detroit Rochester Hills dhe Rochester.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›