Kapet me Tomson nisin hetimet per nje 23-vjecar
Nje 23-vjecar i njohur per Policine e Kamzes eshte kapur ne Bathore teksa qarkullonte me nje automatik Tomson. I riu eshte kapur nga patrullat gjate oreve te vona te nates nderkohe qe policia po heton arsyen pse ai e mbante kete arme me vete. Sipas te dhenave nga policia e kryeqytetit arrestimi i Bafti Merkurtit eshte realizuar dy net me pare pasi sherbimet e Komisariatit nr. 5 kishin ngritur nje sere postblloqesh ne qender te Bathores. Nga uniformat blu mesohet se keto postblloqe ishin ngritur me qellim parandalimin e ngjarjeve te renda kriminale duke u bazuar ne programin e Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit. Gjate gjithe nates jane ushtruar kontrolle ndaj te rinjve te cilet kishin dale ne qarkullim ku nje pjese e tyre ishin me precedente penale. Gjate kontrolleve eshte kapur edhe 23-vjecari Merkurti te cilit i eshte gjetur arma automatike. Ai nuk i ka kundershtuar forcat e policise dhe menjehere ndaj tij eshte marre masa e arrestit dhe eshte shoqeruar per ne ambientet policore. Policia ka shoqeruar edhe persona te tjere ne Bathore te cilet dyshohen se ishin nisur per te kryer vjedhje. Sipas te dhenave nga policia kryeqytetase sherbimet e Komisariatit nr. 5 per kete jave kane arritur te zbulojne dy pistoleta qe mbaheshin pa leje dhe nje arme automatike. Aktualisht po kryhen hetimet se per cfare mund te perdoreshin keto arme nderkohe qe jane derguar ne laborator per ekspertizat e nevojshme.