Sherri per nje femer tre plumba ndaj 20-vjecarit
Sherri per nje femer dyshohet se eshte motivi i nje ngjarjeje qe ka ndodhur dje pasdite ne Tirane ku ka mbetur i plagosur nje 20-vjecar. Gezim Pjeternika ka marre tre plumba ne kembe qe i kane shkaktuar nje plage te rende por mjeket thone se eshte jashte rrezikut per jeten. Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes te cilin e ka shpallur ne kerkim nderkohe qe ka bllokuar armen e krimit. Burimet policore te kryeqytetit bene te ditur se ngjarja eshte njoftuar rreth ores 1930 nga deshmitaret okulare te cilet treguan se ka perplasje me arme te nje lokal te blloku i pallateve ne Laprake. Menjehere per ne vendin e ngjarjes kane shkuar sherbimet e postes se policise se Laprakes qe jane perforcuar nga Komisariati nr. 3 si dhe nga seksioni kunder krimeve ndaj jetes dhe shendetit ne Drejtorine e Policise. Me te mberritur ne vendin e ngjarjes ata kane nisur per ne spital te demtuarin 20-vjecar i cili i eshte nenshtruar nderhyrjes kirurgjikale nderkohe qe oficeret dhe agjentet kane nisur hetimet per dokumentimin e plote te ketij krimi. Nga deshmite e mbledhura ne vendin e ngjarjes ka rezultuar se autori eshte Arben Seferi me banim ne Tirane i cili eshte larguar menjehere pas te shtenave. Ai ka hedhur armen e tij pistolete tip TT dhe ka ikur duke i shpetuar arrestimit. Policia ka ushtruar kontroll ne banese por nuk e ka gjetur aty dhe dyshohet se Seferi eshte larguar drejt Veriut te vendit ku ndodhen te afermit e tij.