Tirane femija gjendet i mbytur ne grope uji
Nje femije eshte gjetur i mbytur dje ne nje nga fshatrat e Tiranes i cili kishte qe ne mengjes qe ishte larguar nga shtepia. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Zall-Bastar ku femija eshte gjetur i mbytur ne nje grope uji te madhe. Ai mendohet se ka rreshqitur aty dhe nuk ka dale dot me megjithese nuk perjashtohet mundesia se mund te jete futur per tu lare. Burimet policore te kryeqytetit bene te ditur se per kete ngjarje jane njoftuar dje ne mesdite dhe menjehere ne vendin e ngjarjes jane derguar forcat e policise. Femija 10-vjecar i identifikuar si A. Tufa kishte nderruar jete ne uje dhe me pas ishte nxjerre nga banoret e zones. Sipas te dhenave policore ai eshte derguar ne morgun e Tiranes nderkohe qe grupi hetimor ka bere keqyrjen e vendit te ngjarjes. Burimet policore shpjeguan me tej se eshte marre kontakt edhe me prinderit e femijes si dhe jane pyetur disa bashkemoshatare. Ne lidhje me kete ngjarje te rende burimet nga grupi hetimor shpjeguan se po hetohet ne dy pista. Nje ka te beje me futjen me deshire ne gropen e ujit te djalit i cili mund te kete hyre per tu lare dhe me pas ka mbetur brenda. Ndersa e dyta ka te beje me rreshqitjen e tij pasi ne vendin e ngjarjes jane gjetur disa gjurme. Sipas te dhenave policore ne oret e mbremjes pas kryerjes se veprimeve nga ana mjekoligjore femija i pajete i eshte dorezuar familjareve.