Prefektura e Gjirokastrës: Situata nën kontroll pas reshjeve intensive, rrugët të qarkullueshme pas ndërhyrjes së kontraktorëve

Prefekti i Qarkut Gjirokastër ka dhënë informacion mbi situatën e krijuar nga reshjet e dendura të shiut gjatë natës së 15 shkurtit 2026.
“Gjatë natës gjithë territori i qarkut është përfshirë nga reshje shiu intensive me intervale,” thuhet në njoftim.
Nga Drejtoria Vendore e Policisë u raportua se në aksin rrugor Tepelenë – Gjirokastër, pranë Skallës së Zezë, ka pasur rrëshqitje dherash, por pa bllokuar qarkullimin.
“U ndërhy nga kontraktori dhe dherat u pastruan. Situatë e ngjashme u shënua edhe në aksin Përmet – Dogana e Tre Urave, pranë Redhit të Badlonjës, ku pas njoftimit të njësisë administrative Petran, kontraktori ndërhyri dhe rruga mbeti e qarkullueshme.” bëhet e ditur në njoftim.
Ndërkohë, autoritetet njoftojnë se “edhe ditën e sotme nga Komisariati i Policisë Tepelenë dhe MZSH do të vazhdojnë kërkimet përgjatë rrjedhës së lumit Vjosë për gjetjen e trupit të z. Ylli Dine.”
Sa i përket furnizimit me energji elektrike, prefekti sqaroi se “Me përjashtim të njësisë administrative Kurvelesh, Bashkia Tepelenë, gjithë qarku furnizohet me energji elektrike. Furnizimi me ujë të pijshëm është i pandërprerë.”
Autoritetet lokale theksojnë se mbeten në kontakt dhe në gatishmëri për çdo zhvillim të mëtejshëm.
Njoftimi nga Prefektura e Gjirokastrës
“Informacion mbi situatën. datë 15.02.2026. Situata në qark paraqitet si më poshtë: Gjatë natës gjithë territori i qarkut është përfshir nga reshje shiu intesive me intervale. Nga DVP e qarkut informohem se në aksi rrugor Tepelenë – Gjirokastër pranë Skallës së Zezë ka patur rrëshqitje dherash, por pa bllokuar rrugën, u ndërhy nga kontraktori dhe dherat u pastruan. Gjithashtu rrëshqitje dherash ka patur dhe aksin rrugor Përmet – Dogana e Tre Urave, pranë Redhit të Badlonjës, njësia adm. Petran u njoftua kotraktori, ky aks është i qarkullueshëm nga automjetet. Edhe ditën e sotme nga Komisariati i Policisë Tepelenë dhe MZSH do të vazhdojnë kërkimet përgjatë rjedhës së lumit Vjosë për gjetjen e trupit të z. Ylli Dine. Furnizimi me energji elektrike me përjashtim të njësisë adm. Kurvelesh, Bashkia Tepelenë gjithë qarku furnizohet me energji elektrike. Furnizimi me ujë të pijshëm është i pandërprerë. Mbetemi në kontakt.
/rtsh.al/