Parlamenti Europian rivendos vizat me vendet e Ballkanit

Parlamenti Europian i ka thënë po rivendosjes së vizave afatshkurtra për vendet e Ballkanit që abuzojnë me lëvizjen e lirë. Eurodeputetët kanë votuar me 633 vota pro dhe 341 kundër raportin De Mera, ku përfshihet mekanizmi i pezullimit të përkohshëm të lëvizjes së lire për vendet që thyejnë rregullat e zonës Shengen. Tanja Fajon ka tentuar që të shtyjë votimin e këtij mekanizmi, duke e quajtur të jashtëligjshëm, të dêmshëm për Ballkanin dhe një cënim të kompetencave të PE-së. Por raportuesi Agustin Diaz De Mera e ka quajtur këtë një gënjeshtër dhe I ka ftuar euroeputetët tê votojnë raportin e tij:
Në bazë të mekanizmit të përkohshëm të lëvizjes së lirë, vizat afatshkurtra mund të rivendosen për një periudhë gjashtëmujore për vendet Ballkanike që abuzojnë me kërkesat e azilit dhe emigracionin klandestin. Nëse s'merren masa nga shteti përkatës, ky mezuillm mund të zgjasë deri në një vit. Sipas raportit, ka abuzim kur ka një situate emergjente me një fluks shqetêsues të kërkesave të azilit dhe emigracionit klandestin nga vendet e Ballkanit. Vendet që rrezikojnë më shumë mbeten Serbia, Bosnja dhe Maqedonia.
Komisionerja Cecilia Malström ka insistuar , se ky mekanizëm do të përdoret vetëm si mjet I fundit. “ Jam e vendosur që të ruaj heqjen e vizave afatshkurtra për qytetarët e vendeve që përfitojnë nga lëvizja e lire. Por ne duhet të parandalojmë çdo manipulim apo abuzim të lëvizjes së lire” është shprehur ajo. Eshtë Komisioni Europian që në bazë tê ankesave të shteteve anëtare verifikon nëse ka abuzime shqetêsuese nga vendet e Ballkanit. Për hyrjen në fuqi të mekanizmit tê rivendosjes së vizave afatshkurtra, pritet shpallja e vendimit të Këshillit në fletoren zyrtare.