E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shfrytezimi, 31 vjet burg per 2 trafikantet

Tirane- Shfrytezuan nje vajze si prostitute ne Prizren, Gjykata e Krimeve te Renda denoi me 31 vjet heqje lirie dy te pandehurit. Togat e zeza te kryesuara nga gjyqtari Luan Hanzeri, kane shpallur fajtor dhe kane denuar dje me 16 vjet heqje lirie te pandehurin Klodian Azizaj, 23 vjec ndersa te pandehurin Ritvan Lushi, 27 vjec me 15 vjet burg. Dy te pandehurit jane gjykuar ne mungese nga ana e gjykates, pasi arrestimi i tyre nuk eshte bere ende i mundur. Sipas hetimeve te Prokurorise se Krimeve te Renda, Klodian Azizaj, eshte njohur me vajzen e trafikuar, Marjana B, ne fshatin Samatice te Beratit. Prokuroria tha se, i pandehuri kishte tezen e tij ne kete fshat cka e ka ndihmuar te njihej me te trafikuaren, te ciles i premtoi martese dhe jete me te mire pas kesaj. Ne muajin shkurt 2006, Klodian Azizaj akuzohet se me nje taksi ka udhetuar bashke me Marjana B., nga fshati Samatice ne shtepine e Ridvan Lushit ne Berat. Me pas e demtuara dhe dy trafikantet e saj jane nisur drejt Tiranes me nje fugon. Rreth ores 15:00 te po asaj dite, dy trafikantet dhe vajza e mashtruar kane hipur ne nje fugon dhe jane nisur per ne Shkoder, ku kane fjetur ne nje hotel 2-katesh. Te nesermen ne mengjes, ata jane nisur te tre se bashku per ne Kukes, ku kane mberritur rreth ores 18:00 ne Morine. Ridvan Lushi ne kete moment i ka telefonuar Sulejman Tushes, i cili i ka ndihmuar dy trafikantet dhe vajzen e mashtruar te kalonin kufirin ne kembe. Nderkohe, Ridvan Lushi ka kaluar nga dogana, ka mberritur ne Prizren dhe prej andej ka siguruar nje taksi, e cila te nesermen ne mengjes ka marre te akuzuarin Klodian Azizaj dhe Marjana B. Dy te akuzuarit, sipas Prokurorise e kane cuar vajzen ne qytetin e Prizrenit tek "Lokal Muzike Bekimi".sipas hetimeve, pasi kane shkuar tek ky lokal, Klodian Azizi, Ridvan Lushi dhe shtetasi kosovar i quajtur Bekim, i kane thene vajzes se mashtruar se do te punonte aty si kameriere deri ne oren 24:00 dhe pas kesaj ore deri ne 03:00 ata do te sillnin kliente per te kryer marredhenie seksuale me vajzen, kundrejt shumave prej 50 eurosh per cdo klient. Dy te pandehurit akuzoheshin per vepren penale te "trafikimit te femrave me qellim prostitucioni". Redinalda Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›