Trafiku i municioneve, i pandehuri Mehaj merr persiper aktivitetin
Tirane- Nje nga te pandehurit e akuzuar nga Prokuroria e Krimeve te Renda per trafik armesh dhe municionesh, ka marre persiper akuzen duke perjashtuar te pandehurit e tjere te ketij procesi. Blerim Mehaj i ka bere me dije dje trupit gjykues te kryesuar nga gjyqtarja Marsela Bilali, se per granatat ishte pergjegjes ai, por nuk kishte bashkepunuar me njeri. "Bajram Celepian nuk e njoh fare. Flamur Mehaj e kam kusheri, ndersa Ismail Gjoreten e kam dajen e nuses. Nga data 16 janar me ka marre ne tel nje person me emrin Beni. Me tha qe numrin tim, ia kishte dhene nje shoku im", ka nisur te deklaroje i pandehuri. Ne deshmine e tij ai ka bere me dije se me personin e quajtur Beni eshte takuar ne nje lokal ne Bushat. Ai i kishte kerkuar t'i gjente granata dhe municione. "I thashe se nuk kisha ku t'i gjeja. Te lutem, te lutem m'i gjej-me tha ai se me duhen se s'ben. M'i gjej se do te vij te te takoj prape", ka vazhduar se deklaruari i pandehuri. Me tej ai ka sqaruar trupin gjykues se pas dy ditesh, ne daten 18 ishte takuar serish me Benin tek ura e Bunes, i cili ishte me nje person tjeter qe e kishte emrin Klodi. "Me drejtuan 5000 euro, per municionet qe do t'u gjeja. I thashe qe kisha disa municione te vjetra ne shtepi, po nuk e di a benin apo jo dhe rame dakord qe t'i sillja", ka vazhduar i pandehuri. Ai i ka bere me dije gjykates se kishte marre 35 granata qe i mbante te fshehur ne shtepi te cilat kishin qene municione te vitit 1997. Me pas sipas tij kishte marre kusheririn e tij Flamur Mehaj i cili e kishte shpene deri ne Bushat me motor, tek lokal "Argenti". I pandehuri ka shtuar se i afermi i tij nuk ka qene ne dijeni se cfare kishte ne thes. Sipas te pandehurit ne momentin qe ka bere shkembimin, personi me emrin Beni kishte nje vajze me vete. Ai i kishte dhene 2.4 milione leke, ndersa me pas i ishin vene prangat. Te pandehurit e ketij procesi jane Blerim Mehaj, Flamur Mehaj, Bajram Celepija dhe Ismail Gjoreta. Ata jane vene ne pranga me 23 janar te ketij viti, ne saje te operacionit te koduar "Parashuta". R.Caushaj