E Shtunë, 31 Tetor 2026

Investimet per futbollin, pa te ardhura

Reagimet vijne nga presidentet e ekipeve me te suksesshme

Tifozet shqiptare nuk arrijne te kuptojne se, pse presidentet e futbollit investojne per ekipet, pa asnje lloj interesi. Deri tani ne Shqiperi nuk ka asnje klub privat. Madje edhe te ardhurat qe vijne nga shitja e biletave te ndeshjeve, me perjashtim te rasteve kur stadiumi merret me qira, shkojne ne arken e shtetit. Ne Asamblene e fundit te futbollit, perfaqesues te klubeve nuk ngriten ndonje shqetesim per probleme qe karakterizojne futbollin tone. Debatet ishin normale, ne nje salle ku disa muaj me pare, te njejtet perfaqesues u ndane ne dy grupe dhe krijuan nje konflikt, aq sa rrezikuan zhvillimin normal te kampionatit. Me te revoltuar ne sallen e Asamblese se Zakonshme ishin perfaqesuesit e klubeve me te suksesshem ne edicionin e fundit. Sipas rregullores se FSHF- se, ekipi kampion dhe fituesi i Kupes se Shqiperise shperblehet me nje shume te caktuar, (70 mije euro per titullin dhe 20 mije euro per kupen). E vecanta eshte se parate nuk u jepen ne kesh klubeve fituese. Revolta e presidentit te Dinamos lidhej me faktin se ai investoi mbi 500 milione leke te vjetra per te nxjerre ekipin kampion ne Shqiperi dhe tani nuk perfiton asgje. "Per destinacionin e shperblimeve nuk ka pse te vendose FSHF-ja. Shperblimet dhe te ardhurat qe i takojne Dinamos duhet te shkojne ne arken e klubit," - tha presidenti i bluve dhe me kete shqetesim u pajtua edhe presidenti i Vllaznise, Valter Fushaj. Privatizimi shihet si rruga e vetme qe mund te sjelle shpetimin per futbollit tone. Vetem pas privatizimit te klubeve, (ligji i privatizimit ka dale qe ne vitin 2004) do te rritet interesi i vete investitoreve per te permiresuar cilesine e futbollit, te terheqin spektatorin ne stadiume dhe per te arritur sukses ne arenen nderkombetare. Per gjendjen aktuale presidentet e futbollit shprehen njezeri te pasigurt per investimet e tyre. Kane vite qe investoje dhe shume prej tyre jane ne pritje te privatizimit te klubeve.

E drejta Televizive e kombetares sone i eshte shitur kompanise se njohur gjermane "RTL Group" dhe shuma qe perfiton FSHF eshte 3.2 milione euro ne dy vjet. Klubet e futbollit kerkuan pak kohe me pare qe 30% e shumes te kalojne ne arken e tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›