E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prekazi vend ku marrim energji për ta ndërtuar shekullin e bashkimit

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi kanë vendosur kurora lulesh në varrezat e dëshmorëve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Me këtë rasti, presidentja Atifete Jahjaga ka deklaruar se po nderojnë familjen që ka kontribuar çdoherë për popullin dhe kombin tonë.

“Sot në këtë ditë feste, në këtë periudhë të festës kemi ardhur t’i nderojmë të gjithë ata veprimtar, të gjithë ata që kanë kontribuar në mënyrë të vazhdueshme për popullin tonë dhe për kombin tonë”.

Kurse, kryeministri i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se nga Prekazi marrin energji të reja.

“Ne çdoherë kur nderojmë komandantin Adem Jashari dhe gjithë dëshmorët e lirisë, marrim energji të reja, marrim forca të reja për të ndërtuar atdheun tonë në shekullin e ri që është shekulli i bashkimit të shqiptarëve”.

Megjithatë, as presidentja e as kryeministri i Kosovës nuk vizituan familjen Jashari.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›