E Diel, 1 Nëntor 2026

BE pret që autoritetet e Kosovës ta mbështesin EULEX-in

Pas deklaratave të krerëve të shtetit të Kosovës, për paraburgimin e Fatmir Limaj nga EULEX-i, ka reaguar Michael Mann, zëdhënësi kryesor i Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Catherine Ashton.

“Respektimi dhe forcimi i sundimit të ligjit është pjesë thelbësore e rrugës së Kosovës drejt Bashkimit Evropian. Ndërhyrja politike në procese gjyqësore është e papranueshme, dhe ky është parim themelor i çdo shoqërie moderne dhe demokratike

Autoritetet e Kosovës kanë ftuar EULEX-in që të ndihmojë Kosovën, dhe ne presim që autoritetet e Kosovës ta mbështesin EULEX-in në këtë punë.

Bashkimi Evropian mbështet plotësisht punën e misionit të tij për sundimin e ligjit në Kosovë. EULEX-i dhe i gjithë stafi i tij, në veçanti gjyqtarët dhe prokurorët, kanë mbështetjen e plotë të njëzet e shtatë shteteve anëtare të BE-së”, thuhet në deklaratën e tij.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›