Projekti i BE, Shqipëria përfiton 12.5 mln euro, Prifti: Investojmë për energjinë
TIRANE- Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës në bashkëpunim me rajonin e Puglias zhvilloi sot një aktivitet inagurues mbi projektin prej 3.5 milionë eurosh që Bashkimi Europian do të financojë për zhvillimin e mëtejshëm të energjisë së rinovueshme në Shqipëri.
Gjatë një interviste për News24, Ministri Dritan Prifti u shpreh se ky projekt do ti vijë në ndihmë komunitetit buzë Adriatikut.
“Projekti do të ndihmojë tërësisht për të mbështetur komunitetin lokal në Shqipëri, që është buzë Adriatikut, për ta mbështetur atë për eficencën e energjisë pra me investime, projekte, studime. Do të ketë dhe një investim mbi një projekt pilot ku do të ndërtohet një impiant me energji të rinovueshme që do ti shërbejë një komuniteti të caktuar” u shpreh Prifti.
Më tej ministri i Energjetikës theksoi se po punohet për lidhjen e rrjeteve energjetike mes Shqipërisë dhe rajonit të Puglias nëpërmjet një lidhje interkonjeksionit nëndetare.
Prifti u shpreh se në të ardhmen do të ketë negociata edhe për furnizimin me ujra të rajonit të Puglias , pasi Shqipëria gëzon mjaft rezerva ujore ndërkohë që rajoni italian vuan prej kohësh mungesën e tyre.
(e.n/News24/BalkanWeb)