E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza greke ndikon në Gjirokastër, rritet papunësia

GJIROKASTER- Rritet ndjeshëm në pak muaj niveli i papunësisë në qytetin e Gjirokastrës. Shkak mendohet ndikimi nga kriza ekonomike e shtetit fqinj Greqisë, pasi shumë biznese e lokale operojnë me tregun grek.

Mbyllja e tyre ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e personave të papunë të cilëve nuk u mbetet gjë tjetër vecse të aplikojnë në zyrat e punësimit të Gjirokastrës.

Një tjetër problem mbetet dhe puna sezonale e krahut punëtor, ku përgjatë periudhës së dimrit ëpr shkak të mos ndërtimeve ka një shifër më të lartë të individëve të pa punësuar.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›