E Diel, 1 Nëntor 2026

Bosnjë, operacion antidrogë, arrestohen 30 persona

SARAJEVë- Rreth 30 persona u arrestuan sot nga policia boshnjake në kuadër të një operacioni të ndërmarrë në Bosnje-Hercegovinë në lokalitetet kryesore të Republikës Serbe kundër trafikantëve të drogës dhe armëve, theksoi një zëdhënës i prokurorit boshnjak.

"Operacioni policor u ndërmor sot në disa qytete të Bosnje-Hercegovinës. Kërkimet u kryen në qindra vende ndërkohë që deri tani janë arrestuar rreth 30 persona", deklaroi për radion kombëtare Boris Grubeshiç, një zëdhënës i prokurorisë.

Ky është një nga operacionet më të rëndëshme të ndërmarra në Bosnje-Hercegovinë kundër rrjeteve mafioze.
Operacioni u ndërmor në dhjetra qytete dhe lokalitete në veri dhe verilindje të vendit, veçanërisht në Bërcko, Bijeljina, Banja Luka, Doboj dhe Përnjavor.
(e.n/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›