Premçi: Policia tregoi profesionalizëm në zgjedhje
Gjatë takimit, Premçi bëri një ekspoze të gjithë punës së bërë nga Policia e Shtetit, si faza përgatitore, e cila ka filluar që në fillim të vitit, deri në fillimin e fushatës zgjedhore; faza për fushatën zgjedhore, e cila ka filluar që më datë 28 Maj dhe vazhdon deri në fund të fushatës si dhe faza për masat në ditën e zgjedhjeve dhe sigurimin e procesit pas zgjedhor.
Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka falënderuar drejtuesit e policisë, pjesëmarrës në takim, dhe u ka kërkuar ti transmetojnë falënderimet të gjithë punonjësve të policisë që u angazhuan në procesin zgjedhor, dhe që me korrektësinë, profesionalizmin dhe përgjegjshmërinë që treguan gjatë realizimit të detyrave, bënë që Policia të vazhdojë të vlerësohet me konsiderata të larta nga vëzhguesit vendorë dhe ata ndërkombëtarë.
Në këtë takim z. Prençi vlerësoi me konsiderata maksimale të gjithë aktorët, si dhe institucionet që bashkëpunuan me policinë dhe kontributin e dhënë prej tyre në mbarëvajtjen e këtij procesi.Këtë takim e parapriu një mbledhje e thirrur nga Ministri i Brendshëm, z. Bujar Nishani me drejtuesit qendrorë dhe vendorë të Policisë, të cilët morën falënderimet e z. Nishani për performancën e treguar në procesin zgjedhor.