Taksat, qeveria ndërhyn në pushtetin lokal
Qeveria bën një tjetër ndërhyrje te taksat lokale, duke vendosur një kufi rritje deri në 10%. Në mbledhjen e qeverisë Berisha ka deklaruara se kjo bëhet për të ndihmuar biznesin e vogël dhe aspak për ti bërë karshillëk pushtetit lokal.
TIRANE- Qeveria bën një tjetër ndërhyrje në autonominë e pushtetit lokal duke shkelur kështu ligjin për decentralizimin. Në mbledhjen e qeverisë kreu i saj Sali Berisha lajmëroi sot se do të pengojë rritjen e taksës për biznesin e vogël, atribut ky i pushtetit lokal duke lënë vetëm një kufi maksimal rritje vetëm prej 10 për qind.
Duke nënkuptuar kreun e Bashkisë Tiranë, Berisha kërkoi që një vendim i tillë të mos merret kurrsesi si karshillëk. “po ndodh absurdi, është katërfishuar taksa e gjelbërimit, e pastrimit. Është rritur në mënyrë të pakonceptueshme absurditeti i tatimit. Pra taksa dhe tarifa nuk do të ketë më të drejtë të vendosë më shumë se 10 për qind. Organi tatimorë qendrorë të shqyrtojë çdo ankesë të biznesit të vogël”- tha kreu i ekzekutivit Berisha gjatë mbledhjes së sotshme të qeverisë.
Berisha e kishte paralajmëruar një vendim të tillë disa javë më parë, ndërkohë që debatete qeveri-bashki për taksat lokale mbi biznesin e vogël kanë vazhduar. Gjithashtu kreu i qeverisë ka zbardhur në këtë mbledhje skemën e financimit për kartat e identitetit për pensionistët, studentët dhe ata që marrin ndihmë ekonomike. Që nga 1 maji do të bëhet rimbursimi prej 10 mijë lekësh për këto kategori, duke paraljmëruar se kush nuk e përdor këtë financim për tu pajisur me kartë do të pengohet të marrë pensionin, ndihmën ekonomike apo edhe studentët do të pendohen të hynë në provime.
Sipas kryeministrit kjo masë është edhe plotësimi i kërkesës së opozitës, e cila në fakt ka kërkuar karta falas për ata shtetas që nuk kanë pasaporta ose edhe ata që nuk kanë mundësi ekonomike. Pensionistët, studentët apo edhe ata që marrin ndihmë ekonomike do ta paguajnë kartën me vetëm 200 lekë të reja
(a.r/news24/balkanweb)