E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premier League, fitojne Manchester UTD dhe Arsenal

Manchester United dhe Arsenal jane triumfuesit e javes se 15-te ne premier League pasi munden Sitin dhe Chelsean ne derbin e Manchester dhe Londres.

Topcinjte e Arsen Venger kane vazhduar traditen e fitoreve perballe Chelsea duke i mposhtur 1-2 kryesuesit e futbollit anglez.

Blute e Skolarit perfituan nga nje gabim i portierit Almunia i cili behet me i rende kur Djourou devijoi gjuatjen e Kalus qe perfundoi ne rrjete.

1-0 per Chelsea, nje avantazh qe zgjati 30 minuta. Van Persie barazoi shifrat me nje gol ne pozicion jashte loje, por qe u quajt i rregullt nga gjyqtaret e ndeshjes.

Holandezi shenon serish ne minuten e 63, nje gol qe i jep vendin e katert dhe fitoren e pare pas 4 vjetesh Arsenalit ne Stemford Brixh.

Derbi i Manchesterit kishte dy protagoniste, Wayne Rooney dhe Kristiano Ronaldo.

Sulmuesi anglez shenoi golin e fitores perballe Sitit, i 100-ti ne karrieren e tij, ndersa portugezi tashme dhe fituesi i Topit te Arte u ndershkua me te kuq, duke vene nen presion per me shume se 20 minuta skuadres e tij.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›