Premier League java e 32-të, spikat supersfida Man. United Man. City
Premier Liga rikthehet sot për të luajtur ndeshjet e vlefshme për javën e 32 të kampionatit anglez. Arsenali që tashmë është rikthyer për të kërkuar një vend në Champions Ligë për sezonin e ardhshëm do të kërkojë fitoren ndaj ekipit të Uest Bromuiç. Topçinjtë e teknikut Arsen Venger janë 2 pikë larg vendit të katërt që mbahet nga skuadra e Chelsit.
Në rast të një fitore të mundshme sot ata kalojnë përkohësisht në vendin e katërt ndërsa presin që kundërshtari i tyre të bëj ndonjë hap fals nesër. Blutë e Londrës do të luajnë në shtëpi ndaj Sanderlend. Pas fitores në Europa Ligë të besuarit e Benitez do të kërkojnë fitoren edhe në kampionat për të luftuar për zonën Champions e cila tashmë është kthyer në një rivalitet të madh mes tre skuadrave Londineze, Totenham, Arsenal dhe Chelsea. Përveç këtij rivaliteti kjo javë e Premier Ligës do të dhurojë emocionet më të shumta diten e hënë kur në fushën e stadiumit Olld Treford do të zbresin gjigantët e futbollit anglez.
Manchester United që tashmë është një hap larg titullit kampion do të presë në shtëpi rivalet e Mancester Sitit. Përballja mes Vendit të parë dhe të dytë më shumë se sa një luftë për titull do të jetë një përballje për lavdi pasi të dyja skuadrat do të kërkojnë fitoret ndaj një rivali historik.
Në javën e 32 të kampionatit anglez to të luhen këto ndeshje:
Reading – Southampton,
Noruiç – Suanse ,
Stoke Siti – Aston Villa
Uest Bromuiç – Arsenal
Nesër premier liga vijon me këto takime:
Liverpool – Uest Ham,
Tottenham – Everton,
Chelsea – Sanderlend,
Njukasell – Fulham,
Kuins Park Renxhers – Uigan
Ndërsa të Hënen mbyll javen e 32 Derbi mes Manchester United dhe Manchester City