Juventus vs Pescara, Conte le në stol portierin Buffon dhe Pirlon
Në pragë të sfidës më të rëndësishme të sezonit atë të Champions Ligë kundër Bajern, Juventus do të përballet këtë fundjavë në kampionatin Italian me ekipin e Peskarës. Tekniku Konte pritet që në këtë takim të lërë pushim pjesën më të madhe të lojtarëve titullarë duke filluar nga portieri dhe kapiteni Bufon, për të vazhduar me Pirlon Markizion, Kielinin dhe Barxaljin. Me një fjalë në kampin Bardh e zi pritet një rotacion rrënjësor pasi ndeshja e mesjavës së ardhshme është jetike për Torinezët.
Trajneri Konte pritet që në këtë sfidë të luajë me formacionin 3-5-1-1. Në portë: Storari. Në mbrojtje: Peluzo, Marrone dhe Bonuçi. Në mesfushë: Pogba, Vidal, Xhakerini, Asamoah dhe Litshtainer. Ndërsa në sulm Xhovinko do të mbeshtesë malazezin Vuçiniç.
Në kampin tjeter skuadra e Peskarës pritet që të luajë me formacionin 4-3-3. Në portë: Pelicoli. Në mbrojtje: Modesto, Kosiç, Kroldrup dhe Zanon. Në mesfishë: Kashione, Blazi dhe Toni. Ndërsa në sulm do të jenë treshja Kuintero, Sforcini dhe Skuli.
Ndesha do të luhet në Juventus stedium në orën 18.00