E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premier League java e 33-të, spikat derbi Londinez Chelsea-Tottenham

Kampionati Anglez luan këtë fundjavë ndeshjet e vlefshmë për javën e 33-të.

Lufta më e madhë në Premierë bëhet për një vend në Kupat e Europës dhe sidomos në Chempions Ligë ndërsa edhe fundi i renditjes paraqet një interes të lartë pasi shumë skuadra kërkojnë mbijetesën. Lufta për titullin kampion duket se është mbyllur edhe pse Machester Siti arriti të shkurtonte diferencat në javen e kaluar në atë fitore të madhe ndaj United.

Diferenca mes vendit të parë dhe vendit të dytë, mbetet akoma shumë e madhe, plot 12 pikë. Interesant është fakti se e gjithë vëmendja është përqëndruar te vendi i tretë, aty ku tre skuadra londineze garojnë për të siguruar një vend direkt në Chempions Ligë. Chelsi që aktualisht e mban këtë pozicion, do të luaj nesër përballë Totenham, rivalit direkt për vendin e tretë në renditje. kjo përballje pritet të jetë mjaft emocionuese pasi të dyja skuadrat kanë të njëjtat objektiva.

Nga ky duel mund të përfitojë më së miri ekipi i Arsenalit i cili me një fitore të mundshme sot ndaj Noruiç mund të kalojë përkohësishtë në vendin e tretë të renditjes.

Takimet e javës së 33 vijojnë si më poshtë:

Sot luhen këto përballje:

Arsenal – Noruiç

Aston Villa – Fulham

Everton – Kuins Park Renxhers

Riding – Liverpul

Southempton – Uest Ham

Nesër Premier Liga do të vijojë me këto takime:

Njukasell – Sanderlend

Stoke Siti – Manchester United

Chelsea – Tottenham

Ndërsa do të mbyllë javën e 33-të ndeshja e ditës së Hënë mes

Manchester Sitit dhe Uest Bromuiç.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›