E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seria A, java e 32-të, spikat dueli Milan Napoli

Kampionati Italian do të luajë këtë fundjavë ndeshjet e vlefshme për javën e 32-të.  Ajo që bie në sy këtë fundjavë është padyshim superpërballja e ditës së Diel mes Milan dhe Napolit.

Kuqezintë e drejtuar nga tekniku Alegri do të kërkojnë fitoren në shtëpi për të reduktuar në 1 pikë diferencat me Napoletanët që aktualisht mbajnë vendin e dytë në renditje. Kjo sfidë do të jetë mjaft delikate për Djallin pasi do ti mungojë sulmuesi kryesor, Mario Balotelli, i pezulluar për shkak kartonash.

Mungesa e tij do të ndjehet në kampin kuqezi që pasi jo rrallë, bomberi me ngjyrë ka qenë vendimtarë në fitoret e skuadrës së Milanit. Stafi teknik i Djajve kërkon me çdo kusht vendin e dytë në renditje dhe ndaj Napolit fitorja në San Siro është një detyrim për të arritur objektivat e sezonit.

Nga kjo supersfidë mund të përfitojnë Bardhezinjtë e Juventusit të cilët do të luajnë një sfidë jo më pak interesante të Hënën ndaj Kryeqytetasve të Lacios. Zonja e Vjetër pas zhgënjimit në Chempions do të kërkojë të rikthehet te fitorja ndaj një kundërshtari që ashtu si Juventusi ka pësuar një zhgënjim në kompeticionet Europiane. Kjo sfidë që do të mbyllë praktikisht javën e 32-të të Seria A, pritet të jetë një duel mes dy ekipeve të zhgënjyera në Europë që kërkojnë rikthimin te fitorja. Fundjava në kampionatin Italian pritet të dhurojë emocione edhe në ndeshjet e tjera ku bie në sy një rivalitet i lartë për zonën e Europës dhe mbijetesën. Kështu në këtë fundjavë do të kemi këto takime.

Sot do të luhen dy ndeshjet e para:

Pescara – Siena

Atalanta – Fiorentina

Nesër Seria A vijon me këto takime:

Palermo – Bolonja

Kaljari – Inter

Kievo – Katania

Xhenova – Sampdoria

Parma – Udineze

Torino – Roma

Milan – Napoli

Ndërsa të Hënën mbyll javën e 32-të sfida mes Lacios dhe Juventusit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›