E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premier League

Autori i Lajmit: red.
Totenham e ka siguruar pikën e parë të sezonit përballë pretendentit kryesor për ta fituar titullin kampion të Ligës Premier, Çelsit, duke e ndalur me barazim në Stamford Bridge finalistin e Ligës së Kampionëve. Braziliani Juliano Belletti shënoi golin për vendasit (27 ), ndërsa në fund të pjesës së parë (45 ) Darren Bent ua mohon fitoren Bluve duke shënuar golin e barazimit. Nga ana tjetër Manchester City e ka shkatërruar si mysafir Sunderlandin me rezultat 3-0. një gol i Stephen Ireland në fund të pjesës së parë (45 ), dhe dy gola të ish-lojtarit Çelsit, Sean Ëright Phillips (50 dhe 58 ), i cili këtë sezon i është bashkëngjitur Cityt, ia kanë siguruar fitoren mysafirëve. Ndërkohë, takimi tjetër ndërmjet Aston Villas dhe Liverpoolit ka përfunduar pa gola.

Chelsea - Tottenham 1 : 1
Sunderland - Manchester City 0 : 3
Aston Villa - Liverpool 0 : 0

Seria A

Milani humbet në shtëpi, Roma barazon

Skuadra e Milanit pavarësisht përforcimeve që ka bërë në sezonin e ri, ka pësuar humbje në midis San Siros nga skuadra e porsainkuadruar në Serie A, Bologna, me rezultat 1-2.
Kuqezinjtë kanë udhëhequr lojën gjatë gjithë ndeshjes, mirëpo pasimet e lojtarit më të mirë në ndeshje, Ronaldinho, nuk u shfrytëzuan nga Inzaghi dhe Shevchenko, i cili u inkuadrua në pjesën e dytë. Të parët në epërsi kaluan mysafirët nga Bologna me anë të Di Vaios (18 ), ndërsa pa përfunduar pjesa e parë (41 ), mesfushori i Milanit, Ambrosini, barazoi rezultatin duke bërë që skuadrat të shkojnë në pushim me rezultat të barabartë, 1-1. Pjesa e dytë ishte sikurse e para, me raste të shumta të krijuara nga transferi i ri i Milanit, Ronaldinho, mirëpo sulmuesit kuqezi nuk arrinin të shënonin në portën kundërshtare. Ndërsa si gjithmonë në futboll nëse nuk shënon, pëson. Valiani në minutën 79 shënoi golin e dytë në ndeshje për bolonjezët, dhe me këto rezultat (2-1) përfundoi takimi me fitore të mysafirëve. Skuadra tjetër pretendente për “Scudetto”, Roma, ka barazuar në Stadio Olimpico me rezultat 1-1 kundër Napolit, me golat e Aquilanit (29 ) për kryeqytetasit dhe Hamsik (55 ) për napolitanët. Ekipi tjetër nga kryeqyteti italian, Lazio, ka shënuar fitore të thellë 4-1 në udhëtim kundër Cagliarit. Atalanta dhe Catania kanë shënuar fitore minimale, 1-0, në shtëpi kundër Sienas dhe Genoas, respektivisht.
Kievo, e rikthyer në elitën e futbollit italian, e ka mposhtur Regginan me rezultat 2-1, ndërsa Torino ka fituar kundër skuadrës tjetër të inkuadruar në Serie A, Leçes me rezultat 3-0.

AC Milan - Bologna 1 : 2
Atalanta - Siena 1 : 0
Cagliari - Lazio 1 : 4
Catania - Genoa 1 : 0
Chievo - Reggina 2 : 1
Roma - Napoli 1 : 1
Torino - Leçe 3 : 0

Ky lajm është publikuar: 01/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›