E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vllaznia fiton ne Tirane, Elbasani ne Vlore

Autori i Lajmit: red.
Partizani nuk arriti të rikuperojë dizavantazhin e dyfishtë të Vllaznisë (1-2), duke shijuar një humbje të hidhur në “Qemal Stafa”. Vioresin Sinani (23 ) e ishi-Paulin Dhembi (52 ) shënuan për formacionin e Agim Canajt (i ndëshkuar me karton të kuq), ndërsa për formacionin e Hasan Likës (edhe ky i larguar nga bankina) shkurtoi diferencën Artan Karapici në të (goli i dytë i tij sezonal pas atij kundër Lushnjës). Flamurtari humbi në Vlorë me Elbasanin (0-1), në një ndeshje ku pati 3 kartonë të kuq (2 Flamurtari: Alvizh e Gega; Bejzade për Elbasanin) e 10 kartonë të verdhë (7 Flamurtari, 3 Elbasani). Golin e vetëm të takimit e shënoi Merxha në minutën e 91-të, pasi shfrytëzoi një top të kthyer gabimisht prapa nga mbrojtja vlonjate. Arifaj i Flamurtarit godit shtyllën. Humbja e parë e Flamurtarit dhe fitore për Elbasanin. Kontestime të tifozëve ndaj gjyqtarit Kridens Meta. Apolonia fitoi derbin myzeqar me Lushnjën në Fier me rezultatin e pastër 2-0.
Kategoria e Parë, fitoret për miqtë
Luftëtari arriti një fitore të thellë në transfertë me Besëlidhjen me rezultatin 0-3, dhe me po këto shifra u fitoi edhe Burreli me Adën në fushën asnjanëse të Pukës. Edhe Kastroti fitoi në transfertë me Pogradecin: 0-1, gol i Ziambos.

Superliga. Java e II

PARTIZANI-VLLAZNIA 1-2

Shënues: Karapici / Sinani 23 , Dhembi 52

APOLONIA-LUSHNJA 0-2

Shënues: Asllani 13 , ---67

FLAMURTARI-ELBASANI 0-1

Shënues: / Merxha 90+2

Kategoria e I, Java e I

Besëlidhja-Luftëtari 0-3

Ada-Burreli 0-3

Pogradeci-Kastrioti 0-1

E shtunë, ora 17:00
Naftëtari-Bilishti 1-0
Okshtuni 56

Sopoti-Laçi 0-1
Ivanaj 5

Turbina-Skrapari 1-0
Curri 69 (p)

Gramozi-Tërbuni 1-0
Oliveira 47

Skënderbeu-Dajti 2-1
Shkëmbi 31 , Lika 85 /Çeka 90
Ky lajm është publikuar: 01/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›