E Diel, 1 Nëntor 2026

Premier Liga, “dorëzohet” Çelsi, përfitojnë të tjerët

3-1 përfundoi takimi midis Uiganit dhe Çelsit, duke bërë që seria e gjashtë fitoreve resht në Premier Ligë të marrë fund për blutë e Londrës.

Nga hapi i gabuar i londinezëve ka përfitur Mançesteri, që nuk ka falur, duke fituar në fushën e Stok Sitit 2-0.

Ndërkohë, Liverpuli tregohet i pamëshirshëm ndaj Hull Sitit, duke i shënuar plot gjashtë gola

Të njëjtën gjë ka bërë edhe Totenhemi, që rikthehet fuqishëm te fitorja. “Gjelat” mundën 5-0 në “Uajt Hart Lejn” Bërnlin, në një ndeshje ku heroi ka qenë Robi Kin, me katër gola të shënuar, dërkohë që i zakonshmi Xhermejn Xhenas realizoi golin e pestë.

Fiton edhe Arsenali minimalisht në transfertën e Fulhamit, duke iu kundërpërgjigjur rivalëve të tjerë. Robin Van Persi shënoi golin tripikësh për "Topçinjtë" në minutën e 52-të të ndeshjes.

Në ndeshjet e tjera të luajtura dje, Evertoni fitoi 1-0 në fushën e Portsmuthit, duke e zhytur këtë të fundi edhe më shumë në krizë, Boltoni mposhti 1-2 në transfertë Birmingamin, ndërkohë që Blekbërni fitoi në shtëpi 1-0 përballë Aston Vilës.

Sot Sandërlendi i Lorik Canës pret në “Stadiumin e dritave” Ulverhemptonin, ndërkohë që nesër Mançester Siti do të luajë në shtëpi kundër Uest Hemit.

Premier Liga, java VII:

Dje
Portsmuth 0 - 1 Everton
Birmingam 1 - 2 Bolton  
Bleckbërn 2 - 1 Aston Vila
Liverpul 6 - 1 Hull  
Stoke 0 - 2 Mançester Utd.
Totenhem 5 - 0 Bërnli
Uigan 3 - 1Çelsi
Fulham 0 - 1 Arsenal

Sot
Sandërlend – Ulverhempton (ora 16:00)

Nesër
Mançester Siti – Uest Hem (ora 20:00)

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›