E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librazhd, burri i vë zjarrin gruas me benzinë

Sherif Topi, 50-vjeç ka goditur me grushte nusen e djalit, ndërsa gruan e tij e ka lyer me benzinë duke i vënë flakën. 45-vjeçarja Makbule Topi ka shpëtuar fal ndihmës nga e vjehrra, e cila e ka mbulur me batanije në momentin që flakët kishin nisur të përhapeshin në trupin e saj. Gruaja ka denoncuar më parë dhunën në polici, por gjithçka është mbyllur nga Gjykata e Elbasanit. 50-vjeçari ushtronte dhunë edhe mbi nusen e djalit.

Për ngjarjen, 45-vjeçarja ka bërë kallëzim në polici, duke kërkuar ndihmë nga institucionet e rendit. Nëna e katër fëmijëve ka vendosur të kërkojë të drejtën e saj po në dyert e asaj gjykate që kohë më parë kishte heshtur.Ky është rasti i dytë  kur një person i akuzuar për dhunë në familje nuk dënohet, ndërsa krimi vazhdon të përsëritet.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›