Rusmajli: APKiE deklaratë të qartë dhe miqësore
STRAZBURG- Kryetari i Delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare në KiE, Ilir Rusmaili në lidhje me deklaratën e bërë nga Byroja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, se Shqipëria duhet të fillojë dialogun politik, është shprehur se kjo deklaratë është shumë e qartë dhe miqësore. Rusmajli ndër të tjera ka deklaruar se sigurisht që Shqipëria do ta marrë seriozisht këtë deklaratë.
“Unë besoj se deklarata është shumë e qartë shumë e drejtëspërdrejtë, shumë e çiltër dhe shumë miqësore. është një deklaratë që i shërben Shqipërisë dhe shqiptarëve, dhe shqiptarët do ta mbështesin fuqishimisht dhe do ta marrin seriozisht. Sigurisht që deklarata nuk ka tone alarmante, sigurisht që deklarata nuk mban anën e asnjërës nga palët por mban anën e Shqipërisë. Deklarata nuk lë pa evidentuar faktin që në Shqipëri ka ndodhur një pjesëmarrje e pjesëshme e opozitës në jetën parlamentare dhe jo të plotë siç, kërkoi Komiteti Presidencial gjatë vizitës së tij. Nuk lë pa evidentuar faktin se Komisioni Hetimor Parlamentar i ngritur me nismën e opozitës, sot është i pezulluar për shkak se opozita refuzon pjesëmarrjen e saj” – u shpreh Rusmajli.
Duke analizuar deklaratën e APKiE, Rusmajli ka theksuar se opozita dduhet të fillojë të reagojë, duke iu përgjigjur asaj me sens pozitiv.
“Nisur nga këto zhvillime më të fundit deklarata përtej vitës së Komitetit Presidencial të KiE, i bën thirrje palëve që të forcojnë dialogun politik dhe ti kthehen në mënyrë permanente jetës parlamentare, jetës funksionale sepse vendi ka nevojë për reforma urgjente. Në radhë të parë dhe mbi të gjitha për reformën zgjedhore që pretendohet aq shumë nga opozita. Por është një thirrjë që në fakt i intereson dhe opozitës, dhe opozita le ti përgjigjet asaj me sens pozitiv ashtu sikurse duhet ti përgjigjet rekomandimit që edhe Byroja e Asamblesë Parlamentare i jep së bashku me Komitetin Presidencial që erdhi në Shqipëri, pra që opozita të përdorë të gjithë instrumentat ligjorë që ka në dorë për ti kërkuar Gjykatës Kushtetuese dhe më vonë Komisionit të Venecias interpretim profesional mbi vendimin e saj, në kuadrin kushtetues për investigimin e zgjedhjeve” – theksoi Rusmajli:
Ndërsa në lidhje me qendrimin që pritet të mbajë mazhoranca pas kësaj deklarate, Rusmajli nënvizoi se PD është e hapur për cdo kthesë që mund të bëjë, opozita, prandaj sipas tij nuk duhen humbur shpresat.
“Unë besoj që ne duhet të mos humbin shpresat se opozita do ti kthehet rrugës institucionale, të mos humbim shpresat se Komisioni Hetimor, Komisionet Parlamentare dhe vet Parlamenti do të kenë dhe kontributin e opozitës në reformat e mëdha që kemi. Ne jemi të vendosur të shprehim gjithë gadishmërinë tonë që ne i mirëpresim ata në çdo kohë, i mirëpresim ata me vullnet të mirë, që pjesëmarrja e tyre në jetën parlamentare veçse mirë i bën vendit veçse mirë i bën edhe vet opozitës” – deklaroi Rusmajli nga Strazburgu.
(m.a/BalkanWeb)