Premier, e drejta tv, 2 miliardë euro
Një marrëveshje miliardere - Premier League angleze do të arkëtojë gati 2 miliardë euro në përfundim të procesit të shitjes së të drejtës televizive për 3-vjeçarin 2010-2013. "The Times", publikon shifrat e marrëveshjes së arritur të hënën mes Ligës angleze dhe "BSkyB", platformës së kontrolluar nga manjati australian Rupert Mërdok. Faqja e internetit e "Sky" ka zyrtarizuar marrëveshjen e arritur me Premier League: sipas "The Times", që citon burime të specifikuara, marrëveshja vlen 1.7 miliardë sterlina (pothuajse 2 miliardë euro) dhe parashikon shitjen në "Sky" në katër nga gjashtë paketat në dispozicion të ligës. "Sky" do të transmetojë direkt 92 nga 138 ndeshje që janë në shitje në muaj. Dy paketat e tjera do të duhet të arkëtojnë në total rreth 600 milionë sterlina (664 milionë euro). Në garë për të marrë të drejtën televizive ishin "Sky", "70 Sports" irlandez dhe netuorku amerikan "Espn", gjiganti i informacionit sportiv, që kontrollohet nga "Walt Disney Corporation". Në total, Premier League do të duhet të arkëtojë në 3-vjeçarin 2010-2013 rreth një miliard e 900 milionë euro vetëm nga sektori i të drejtave televizive. Ndërkohë, federata italiane, në kontratën e saj për të drejtat televizive të Serisë A, mund të fitojë vetëm 900 milionë euro. "Espn", tashmë e aktivizuar për futbollin në Amerikën Latine dhe në Azi, vitin e kaluar kishte lënë të kuptohej se dëshironte të tentonte zbarkimin në Evropë, duke e nisur pikërisht nga Britania e Madhe. Netuorku amerikan, që ka ndërmend të sfidojë "Fox" e "British Sky Broadcasting" për të drejtat televizive të kampionatit anglez në Shtetet e Bashkuara dhe në Mbretërinë e Bashkuar, do të synojë të përdorë Premier League si trampolinë për të shtuar prezencën e tij në Evropë. Pak ditë më parë, "Espn" ka zëvendësuar kanalin e saj satelitor në Evropë, "Nasn", që në vitet e fundit kishte kontrolluar ofertën sportive amerikane në kontinentin e vjetër.