"Ferri dhe parajsa" e Vllaznisë. Tirana i ka detyrim tri pikët
Vllaznia, brenda 90 minutave, shkon nga "ferri në parajsë". Shkodranët marrin një fitore të thellë, por të vuajtur ndaj Besës në "Loro Boriçi". Ky rezultat ia bën të detyrueshme fitoren e Tiranës në ndeshjen e sotme ndaj Shkumbinit, gjithnjë nëse bardheblutë dëshirojnë të mbajnë hapin e kryesuesve. Një përmbysje e madhe "made in Sukaj" ka emocionuar tifozerinë shkodrane, e cila kishte parë skuadrën e zemrës ta mbyllte pjesën e parë në një dizavantazh 0-1 përballë kavajasve të drejtuar nga Ilir Daja. Tre gola të Sukajt dhe një i Sinanit kanë vulosur fitoren e pastër të kuqebluve, 4-1, që bëjnë kthesën më të mirë, pas asaj humbjeje në Peqin, që u kushtoi ngushtimin e diferencës me Tiranën ndjekëse. Ky qenë ka përfundimi i një ndeshjeje luftarake, ku Vllaznia ka demonstruar të gjithë potencialin e saj, përballë një skuadre, e cila për më shumë se 68 minuta riktheu në stadium fantazmat e një humbjeje tjetër, pas asaj ndaj Shkumbinit. Ndërsa sot, java e 19-të e Superligës do të ulë siparin me ndeshjen Tirana-Shkumbini, që do të luhet në "Selman Stërmasi". Bardheblutë do të synojnë fitoren, me qëllim që të ruajnë diferencën prej një pike me vendin e parë, që mbahet nga Vllaznia. Por, me të njëjtin synim, fitoren, do të vijnë edhe peqinasit në këtë ndeshje. Zona evropiane i josh shumë bardhekaltrit e Shkumbinit. Fitore premtuese për mbijetesë ka arritur edhe Lushnja, duke mundur 1-0 Elbasanin me shumë përforcime në merkaton e dimrit. Hap fals ka bërë sërish Flamurtari i Memushit në shtëpi, duke u ndalur te një barazim 1-1 me Teutën. Apolonia fitoi derbin me Bylisin (1-0), ku golin e vetëm të ndeshjes e shënoi blerja dimërore, Ferizoviç, në minutën e 49-të. Pas kësaj humbjeje, Bylisi ndodhet në vendin e fundit, me 17 pikë, po aq sa Lushnja, që nga ana e saj ka një golavarazh më të mirë. Apolonia nuk ka pasur asnjë humbje në katër takimet e fundit në kampionat.
Superiore / Java 19
Dje
Apolonia-Bylis 1-0
Ferizoviç 49‘
Lushnja-Elbasani 1-0
Arbri 37‘
Vllaznia-Besa 1-4
Sukaj 68‘, 83‘, 88‘; Sinani 74′ / Mancaku 42′
Partizani-Dinamo 1-0
Babamusta 85‘
Flamurtari-Teuta 1-1
Kuqi 18‘ / Alikaj 40‘
Sot
Tirana-Shkumbini
Klasifikimi
Skuadra N Pikë
1. Vllaznia 19 37
2. Tirana 18 33
3. Dinamo 19 29
4. Besa 19 29
5. Shkumbini 18 27
6. Teuta 19 25
7. Flamurtari 19 24
8. Apolonia 19 24
9. Elbasani 19 23
10. Partizani 19 19
11. Lushnja 19 17
12. Bylis 19 17
Superiore / Java 19
Dje
Apolonia-Bylis 1-0
Ferizoviç 49‘
Lushnja-Elbasani 1-0
Arbri 37‘
Vllaznia-Besa 1-4
Sukaj 68‘, 83‘, 88‘; Sinani 74′ / Mancaku 42′
Partizani-Dinamo 1-0
Babamusta 85‘
Flamurtari-Teuta 1-1
Kuqi 18‘ / Alikaj 40‘
Sot
Tirana-Shkumbini
Klasifikimi
Skuadra N Pikë
1. Vllaznia 19 37
2. Tirana 18 33
3. Dinamo 19 29
4. Besa 19 29
5. Shkumbini 18 27
6. Teuta 19 25
7. Flamurtari 19 24
8. Apolonia 19 24
9. Elbasani 19 23
10. Partizani 19 19
11. Lushnja 19 17
12. Bylis 19 17