E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premierë, 4 kuqezi në “Kupën Devis”

Edhe Shqipëria do të ketë përfaqësuesen e saj në turneun ekipor prestigjioz të tenisit “Kupa Devis”. Me iniciativën e Federatës Shqiptare të Tenisit, më në fund është bërë realitet pjesëmarrja për të parën herë në këtë eveniment botëror. Dhe jo pak por me katër tenistë. Trajneri i ekipit kombëtar Fatos Nallbani u shpreh se federata mori “ok”-in nga ndërkombëtarët pasi kishte plotësuar një seri kriteresh siç ishin infrastruktura e qendrave stërvitore, pjesëmarrja e sportistëve në arenën ndërkombëtare, rezultatet e arritura në turne si brenda e jashtë vendit, përfaqësimi me mosha, numri i klubeve të licencuar etj.

Delegacioni

Trajneri i kombëtares Fatos Nallbani u shpreh entuziast për këtë arritje të tenisit shqiptar. “Pas shumë kohësh edhe Federata Shqiptare e Tenisit do të ketë delegacionin e saj në Kupën Devis. Padyshim që ky moment është i rëndësishëm dhe historik jo vetëm për Federatën, por për sportin shqiptar në tërësi. Në përbërje të kombëtares do të jenë katër tenistë. Për momentin mund të konfirmoj vetëm tenistin Oltion Mollaymeri, i cili stërvitet në Amerikë me klubin “Cliff Drysdale”, ndërsa emrat e tjerë do të zyrtarizohen shumë shpejt. Kjo është një taktikë e jona për të mbajtur të karikuar çdo tenist deri nw momentin e pwrzgjedhjes pwrfundimtare. Megjithatë vlen të theksojmë se në seancat stërvitore po shohim grint e emocion dhe ky është sinjal mjaft premtues në sportin e tenisit. Kupa Devis është një eveniment prestigjioz ku sportistët tanë do të ballafaqohen me tenistë të kalibrit botëror”, u shpreh për “Panorama Sport”. Këtë edicion Kupa Devis do të zhvillohet në Greqi në muajin maj. E themeluar në vitin 1985, Federata Shqiptare e Tenisit u bë anëtare e ITF (Federata Botërore e Tenisit) dhe ETA (Federata Europiane e Tenisit) duke hapur një erë të re në historinë e tenisit shqiptar.

Grupi

Kupa Devis është turne ndërkombëtar që zhvillohet në nivel ekipor për meshkuj dhe e licencuar nga Federata Botërore e Tenisit (ITF). Shqipëria ndodhet në grupin e tretë evropian në një vazo me Andorën, Armeninë, Greqinë, Islandën, Luksemburgun, Maltën, Moldavinë, Malin e Zi dhe San Marinon. Shteti me më shumë trofe të fituara në historinë e “Kupës Devis” është Amerika, plot 32 të tillë, e ndjekur në vend të dytë nga Australia e cila e ka ngritur 28 herë. Kampionia në fuqi e “Kupës Devis” është kombëtarja spanjolle. Sezonin e kaluar, iberikët mundën në finale përfaqësuesen amerikane. Ekuivalentia e “Kupës Devis” është “Kupa Fed”.
Burimi: Albania-sport.comE Diele, 07 Shkurt 2010

 
Shto dhe ti komentin tend

Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›