E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria “me krah딅 në “Afrika 2010”

Nëse 11-të kuqezinjtë e futbollit nuk e bëjnë realitet ëndrrën e çdo shqiptari, kualifikimin në finalet e kampionatit botëror të “Afrikës së Jugut”, do të jetë Fabian Duro i vetëm ai që do t’u bëjë sfidë të gjithëve, pikërisht në këtë shtet. Kësaj radhe në disiplinën sportive Street Style apo siç njihet ndryshe futbolli i stilit të lirë të mundësuar nga Red Bull. Pas 5 muajsh kërkime nëpër të gjithë qytetet e Shqipërisë dhe Kosovës për të zbuluar talentet e reja në Street Style më në fund në Tiranë u mblodhën 25 më të mirët të cilët konkurruan me numrat dhe truket e tyre më të bukura dhe me të vetmin qëllim, të kurorëzoheshin kampion kombëtar. Rruga drejt finales ka qenë e vështirë dhe e gjatë sidomos për pesë konkurrentët që kishin ardhur posaçërisht për këtë spektakël, nga Kosova si dhe dy vëllezërit nga Athina për të mos e humbur këtë rast. Një juri e nderuar e përbërë nga futbollisti i mirënjohur Redi Jupi, komentatori Dritan Shakohoxha dhe pionieri i lëvizjes Hip Hop dhe Break Dance në Shqipëri Tan Brama ishin thirrur për të gjykuar mbi performancën e të rinjve pjesëmarrës duke marrë në konsideratë tre kritere bazë: aftësitë teknike, stilin dhe kreativitetin. Rregullat e konkurrimit në premierën e Red Bull Street Style në Shqipëri ishin të thjeshta: 3 minuta, 2 lojtarë dhe 1 top. Përgjatë maratonës në çerekfinale 16 finalistët performuan elementë nga më pikantët ku nuk mungoi edhe stilolapsi. Atmosferën e ngrohu jo pak 11-vjeçari nga Shkodra Grisel Tula i cili nuk kurseu edhe akrobacitë në pistë. Në gjysmëfinale shorti vuri përballë 21-vjeçarin Fabian Duro nga Tirana, vëllezërit Enrik dhe Ertil Kondakçiu 20 dhe 15-vjeç që jetojnë prej vitesh në Greqi si dhe Holkid Selmanin nga Shkodra, 18-vjeçarin e të rinjve të Vllaznisë. Nga një duel te tjetri, konkurrentët “shpikin” truke nga më të veçantit. Deri në verdiktin final paneli Jupi-Shakohoxha-Brama e ka të vështirë të zgjedhë fituesin pasi sipas tyre gjysmë finalistët ishin të saktë e të përgatitur në “rolin” e tyre. Megjithatë aventurën në fund e vazhduan Fabian Duro dhe Holkid Selmani, një dyshe e qeshur, sikurse e zgjuar. Tre minuta ankth për fansat, sidomos për jurinë. Misioni final nis me Duron, më pas topin ia përcjell sfidantit nga Shkodra e kështu me radhë deri në sekondën e fundit. Koha mbaroi. Tashmë është radha e trios së jurisë për të “zbardhur” emrin e kampionit të parë kombëtar të “Red Bull Street Style”, por që do të përfaqësojë edhe shqiptarët në Botërorin e largët të Afrikës së Jugut në 26-28 prill të 2010-ës. Nuk ka dyshime. Titulli shkon pikërisht për Fabian Duron. Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Redi Jupi i dorëzon trofeun kampionit të parë të futbollit i stilit të lirë dhe më pas nis festa me Red Bull. “Jam shumë i emocionuar. Më në fund ëndrra ime që të përfaqësojë Shqipërinë në një eveniment kaq të rëndësishëm siç është kampionati botëror u bë realitet. Faleminderit të gjithëve që më mbështetën”, ishin fjalët e kampionit për “Panorama Sport”. Tashmë libri i artë në “Red Bull Street Style”, shkruan emrin e saj të parë: Fabian Duron.

Rregullat e konkurrimit në “Red Bull Street Style”:

1 top

2 lojtarë

3 minuta

Elementët që u vlerësuan gjatë konkurrimit:

Aftësitë teknike-Aftësia për të zotëruar topin, mënyra sesi topi krijon kontakt me trupin pa përdorur duart.

Stili-Lëvizjet me top, lirshmëria e lëvizjeve me top, ritmi, kombinimi i kërcimit me lëvizjet e topit.

Kreativiteti-Aftësitë e secilit për të krijuar numra sa më të veçantë dhe për të qenë sa më unik.

Pas suksesit në 2008 në Sao Paulo, ku 45 shtete nga e gjithë bota dërguan fituesit respektivë në kampionatin botëror ky eveniment po merr përmasa gjithmonë e më të mëdha. Qindra etapa kualifikuese po zhvillohen në shumë shtete të botës, për të arritur në fazën finale, ku më të mirët e kësaj disipline sportive do të mblidhen për të shpallur kampionin e Botës në Keip Taun në Afrikën e Jugut, në prill 2010.

Pak minuta përpara se të zgjidhej finalisti zbriti në arenë anëtari i jurisë, ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Redi Jupi. Fillimisht një përshëndetje për organizatorët e Red Bull-it dhe konkurrentët e këtij evenimenti prestigjioz. Dorëzon mikrofonin, del jashtë skenarit duke rezervuar edhe “show” me topin, çka “elektrizoi” më shumë atmosferën ku zhvilloheshin finalet. Të njëjtën gjë bën edhe Shakohoxha. Kurrsesi nuk harroj të tregojë klasin pak minuta edhe Tan Brama, por jo vetëm, por në duet me talentin e ri Tula. Më pas duartrokitje nga salla.

Premierë

“Red Bull Steet Style”, vinte për herë të parë në Shqipëri, me pjesëmarrjen e mjaft konkurrentëve nga Shqipëria, Mitrovica, Prishtina Deçani.

Finalistët      Qyteti     Pika më e fortë

Fabian Duro     Tiranë     kokë/këmbë

Enrik Kondakçiu Athinë     këmbët

Ertil Kondakçiu Athinë     kokë

Holkid Selmani  Shkodër    këmbët

Bruno Baba      Fier

Alvaro Çaushaj  Vlorë      këmbët

Admiral Velia   Shkodër    kokë

Rezart Kruja    Tiranë     kokë/këmbë

Diti Doni       Tiranë   

Erald Hebaj     Shkodër

Grisel Tula     Shkodër

Amar Gashi      Mitrovicë  këmbët

Rubin Helsaj    Shkodër  

Ali Matoshi     Prishtinë  kontrolli i topit

Diar Mustafa    Mitrovicë

Arenc Palluqi   Tiranë     rrotullon topin
Burimi: Albania-sport.comE Diele, 07 Shkurt 2010

 
Shto dhe ti komentin tend

Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›