Premiere League Manchester City perballe Fulham

Dueli mes skuadrave të Manchester karakterizon edhe javën e pestë të premier Ligës angleze. Manchester City udhëton në Londër për tu ndeshur me Fulham - në një ndeshje që tekniku Roberto Mancini nuk e parashikon aspak të lehtë.
Citiziens janë pas United vetëm me diferencë golash, kur njohin vetëm fitore në 4 ndeshjet e para. Në kampin tjetër, kundërshtarët me vetëm dy pikë në 4 ndeshje, kanë një kontrast të dukshëm rezultatesh me City – 15 gola në 4 ndeshje, por në Craven Cottage diferenca do të jetë vetëm 3 pikë.
"Me Fulham është një ndeshje e vështirë, ne fituam atje sezonin e kaluar, por i kam parë që luajnë shumë fort në shtëpi dhe janë tepër të rrezikshëm. E kam parë Fulham edhe kundër Blackburn javën e kaluar, por është ndryshe, sepse kur ata luajnë kundër skuadrave kryesore si, United apo Chelsea ata luajnë më mirë, japin gjithcka që kanë", u shpreh Mancini.
I gatshëm për teknikun italian, pas një vere paqartësie që e zhveshi edhe nga shiriti i kapitenit, është edhe Carlos Tevez, por sidoqoftë me formën e sulmuesve Sergio Aguero dhe Edin Dzeko nuk ka vend për argjentinasin në 11 titullare.
Dy skuadrat në fakt vijnë nga barazimet në mesjavë, City u ndal 1-1 nga Napoli në ndeshjen e parë të Champions League, ndërsa Fulham fiksoi të njëjtin rezultat me Tuente në Europa League.
Eno Skarço