Redknapp i penduar për Suarezin

Menaxheri i Tottenhamit Harry Redknap ka pranuar se është penduar që vendosi kundër transferimit të sulmuesit Luis Suarez pas fillimit të furishëm të tij në Liverpool.
Për Tottenham thuhej se ishte afër transferimit të sulmuesit të Ajaxit në fillim të afatit kalimtar të janarit por klubi londinez u tërhoq nga interesimi për të ndërsa Liverpool e bleu për 22 milionë funte. Suarez ka shënuar dy herë në katër ndeshje në Premierligë këtë sezon pas gjashtë muajve pozitiv të tij në futbollin anglez dhe Redknap ka pranuar se gaboi duke dyshuar në kualitetet e 24 vjeçarit.
“Ne e përcollëm Suarezin. Kur mendoj tani, ai ishte një futbollist të cilin ishte dashur ta marrim. Ishin shumë para. Mendonim se ai ishte i ngjashëm me Van der Vaarin. Ne kërkonim një qendërsulmues dhe kur e shoh tani, ai është në gjendje të luan kudo”, tha Redknap.