E Shtunë, 31 Tetor 2026

Villas Boas i kundërpërgjigjet trajnerit të United

Bosi i Chelseat, Andres Villas Boas i është përgjigjur njërit prej trajnerëve të Manchester United, Rene Meulensteen, i cili ka thënë se blutë kanë një skuadër shumë të moshuar.

“Unë e shoh të çuditshme që ai ka thënë diçka të tillë, kur e dimë mjaft mirë rëndësinë që kanë pasur lojtarë si Ryan Giggs, Edwin Van der Sar dhe Paul Scholes. Këtë javë Giggs shënoi në Ligën e Kampionëve dhe u lavdëruar nga të gjithë. Cili është dallimi mes kësaj që thashë dhe lojtarëve që kemi ne?”, u shpreh Villas Boas.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›