E Shtunë, 31 Tetor 2026

Puyol: Duam të fitojmë shumë, si gjithmonë

Kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol ka mohuar sugjerimet se skuadra e tij nuk është më fuqi dominuese, që spastroi gjithçka para vetes në rrugën drejt triumfit në Ligën e Kampionëve dhe La Liga sezonin e kaluar. Gjiganti katalan e filloi sezonin 2011-12 duke mposhtur Real Madridin në Superkupën e Spanjës dhe Porton në Superkupën e Evropës, por ka barazuar dy ndeshjet e fundit kundër Real Sociedadit në La Liga dhe Milanit në Ligën e Kampionëve, me rezultat identik 2-2.
 

Në të dyja takimet, Barcelona humbi epërsinë duke u ndalë në barazim dhe kjo zgjoi sugjerime se ekipi i Pep Guardiolas nuk është më i paarritshëm siç dukej më parë. Por, Puyol ka insistuar se futbollistët dhe stafi në Nou Camp nuk brengosen nga kritikat që vijnë nga jashtë dhe përkrahu klubin të lëvizë përpara nga barazimet dëshpëruese.
 

“Jemi në rregull dhe nuk dëgjojmë çka thonë njerëzit jashtë klubit. Ekipi ishte i dëshpëruar dhe mbeti i pakënaqur pas barazimit kundër Milanit, por tashmë jemi më ndryshe. Më herët nuk ishim më të mirët, ndërsa tani nuk jemi më të këqijtë. Ne duam të fitojmë shumë, si gjithmonë”, deklaroi ai.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›