E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo nuk mohon kalimin tek Barcelona

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka refuzuar që të hedhë poshtë mundësinë e një transferimi te Barcelona. Ikona e Manchester United së fundmi është lidhur me klube nga Rusia dhe Anglia, ndërsa i pyetur nëse do të transferohej te Barcelona, ai refuzoi ta përjashtonte një gjë të tillë.

“Nëse ndonjëherë ndryshoj klube, atëherë Barcelona do të ishte derë e largët për t`u hapur. Do të kishte dyer të tjera më pranë që do të hapeshin. Por, tani jam i lumtur. Siç kam thënë më parë, nëse do të më duhej të nënshkruaj një kontratë jetësore me Real Madridin, do ta bëja menjëherë”, tha ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›