E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premierliga, më së shumti borxhe

Borxhet e Premierligës e kalojnë shumën totale të të gjitha kampionateve tjera të Evropës. Ky është rezultati alarmant i një studimi të bërë nga UEFA, sa i përket statusit financiar të klubeve të divizioneve elitare të futbollit evropian për vitin 2008, raporti i fundit që e posedon ky institucion.

Kështu shkruante të mërkurën tabloidi britanik Guardian, i cili u mor me hartën futbollistike të klubeve evropiane, raport ky që analizon çështjen ekonomike të 732 klubeve që posedojnë licencën nga UEFA. Sipas Shtëpisë Evropiane të Futbollit, 18 skuadra të Premierligës totalizojnë së bashku një shumë pasive prej pak më pak se 4 miliardë eurosh – ekuivalente me 56 për qind të borxhit total të të gjitha klubeve evropiane.

Ky borxh i klubeve angleze i bie të jetë katër herë më superior në krahasim me kampionatin e dytë më borxhli, atë La Liga. Ky është një raport preokupues, por do të mund të ishte edhe më i fryrë, në rast se do të llogariteshin edhe dy prej klubeve me borxhin më të madh në Angli, Portsmouth e West Ham United, që në atë kohë iu ishte hequr e drejta e licencës nga UEFA pikërisht për shkak të kritikave për kushte të vështira ekonomike. Vetëm Manchester United dhe Liverpool janë në borxh prej më shumë se një miliard eurosh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›