Amerikanët mbajnë primatin

Pas ditës së 12-të të Olimpiadës Dimërore, Vancouver 2010, SHBA-të vazhdojnë të prijnë sa i përket numrit të përgjithshëm të medaljeve, 26 sish, 3 më shumë se gjermanët, që tash kanë 23. Të martën, medalje të arta kanë fituar Zvicra, Rusia, Kanadaja, Koreja dhe Austria.
Zvicerani Carlo Janka e ka fituar medaljen e artë në sllallomin gjigant me ski. 23 vjeçari, për të cilin kjo ishte medalja e parë në këtë kompeticion, e kaloi shtegun e paraparë në kohën prej 2'37"83; e argjendta i takoi norvegjezit Kjetil Jansrud (+ 0''80), kurse e bronzta bashkëkombësit të tij Aksel Lund Svindal (+1''16).
Në krosin e skive në stil të lirë, kanadezja Ashleigh McIvor është shpërblyer me medalje të artë, ndërsa pas saj janë renditur: norvegjezja Hedda Berntsen (e argjendtë) e francezja Marion Josserand (e bronztë).
Austria e rrëmbeu medaljen e artë në kombinim nordik në skuadër. Katërshja austriake doli përpara Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që morën të argjendtën dhe Gjermanisë, që përfundoi e bronztë.
Në stafetën e biatlonit, 4x6,5 km në konkurrencën e femrave, me medalje të artë u shpërblye katërshja ruse: Albina Akhatova, Ekaterina Iourieva, Svetlana Sleptsova e Olga Medvedtseva, që e përfunduan garën me kohën prej 1:09.36.3 orë. Medalja e argjendtë i takoi stafetës franceze, derisa të bronzta dolën katër garueset gjermane.
Jug-koreanja Yu-Na Kim po shkëlqen në patinazh, pasi pati një koreografi të një artisteje të vërtetë. 19 vjeçarja përfundoi e para me 78.50 pikë, përpara japonezes Mao Asada (73.78) dhe kanadezes Joannie Rochette (71.36), e cila është goditur ditë më parë pas vdekjes së nënës së saj nga infarkti.
Pas humbjes nga SHBA me rezultat 5:3, ekipi kanadez i hokejit në akull e mposhti Gjermaninë me rezultat të thellë 8:2.
Medaljet e fituara
Ekipet Të arta Të argjendta Të bronzta Gjithsej
SHBA 7 9 10 26
Gjermania 7 9 7 23
Norvegjia 6 5 6 17
Rusia 3 4 6 13
Kanada 6 4 1 11
Koreja 5 4 1 10
Austria 4 3 3 10
Franca 2 3 5 10
Zvicra 6 0 2 8
Suedia 3 2 2 7